Operacion anti-drogë në Tiranë, kapen 6 kg heroinë

Një operacion anti-drogë i ndërmarrë nga blutë e kryeqytetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 6 kg heroine ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 4 persona.
Mësohet se sasia e drogës është kapur në zonën e Laprakës në kryeqytet ndërsa nuk jepen ende detaje të operacionit.
Pritet që policia e Tiranës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për operacionin si dhe për identitetin e personave të arrestuar