E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet shqyrtojnë buxhetin e pushtetit lokal

 

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka dëgjuar dje pretendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të pushtetit vendor në lidhje me buxhetin e ri të shtetit. Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese në këtë takim i kërkoi Komisionit të Ligjeve që të merrej në konsideratë kërkesa për një shtim të fondit në masën 18 milionë lekë. Pjesa e dytë e mbledhjes ka nisur me dëgjimin e kërkesave të përfaqësuesve të pushtetit vendor. Buxheti për njësitë e qeverisjes vendore është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2009, ndërsa prioritet i është dhënë fondeve për investime. I pranishëm në këtë takim, zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu tha: "Me ligjin e ri të buxhetit, bashkitë dhe komunat nuk paraqesin me buxhetin e tyre të detajuar në qeverisjen qendrore, por vetëm parashikimet e tyre trevjeçare për nivelin total të të ardhurave, llojet e tyre dhe nivelin e shpenzimeve, me qëllim që qeveria të parashikojë fonde të mjaftueshme për mbështetjen e tyre, nëpërmjet sistemit të transfertave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›