Përballë shifrave: Sa subjektivë!
ADRIAN CIVICI
Një perifrazim i filozofit idealist gjerman të shek. XIX-të, Hegelit se “në qoftë se shifrat janë të ndryshme nga mendja dhe dëshirat e mia... aq më keq për shifrat!!”, do na shkonte shumë për shtat në gjithë këtë periudhë tranzicioni dhe aq më tepër në këto momente. Shifrat, raportet, indikatorët dhe indekset që vlerësojnë apo portretizojnë ekonominë e një vendi, financat e tij, zhvillimin social apo sektorë e aktivitete të veçanta, marrin një “kuptim” e “përmbajtje” shumë subjektive në realitetin tonë të përditshëm. Megjithëse të përpunuara nga qendra akademike e shkencore të certifikuara në nivel mbarëbotëror për cilësinë e tyre, megjithëse të njohura, pranuara e përdorura gjerësisht nga institucionet apo organizatat më të mëdha e prestigjioze ndërkombëtare, në shumicën dërrmuese të rasteve ato nuk kanë të njëjtin fat kur “lexojnë” e “vlerësojnë” Shqipërinë. Reagimi ndaj tyre, kuptimi dhe zbërthimi në thelbin e përmbajtjes dhe “mesazhit” të tyre, dhe aq më tepër, përdorimi apo aplikimi konkret në aktivitetin tonë të përditshëm ekonomik, politik e qeverisës le për të dëshiruar. Fjala është p.sh., për indekse apo raporte të tillë si “indeksi i korrupsionit”, “indeksi i konkurrueshmërisë”, “indikatori i zhvillimit njerëzor”, “indikatori i varfërisë njerëzore”, “indikatori i klimës së biznesit”, “indikatori i hapjes ekonomike”, “indikatori i mirëqeverisjes”, “indikatori i zhvillimit të qëndrueshëm”, “raporti vjetor i Bankës Botërore, FMN-së, PNUD-it, UNESCO-s, BERZH-it, OECD-së” etj.
Të gjithë këto raporte e indikatorë na “lexojnë”, na vlerësojnë, na klasifikojnë në raport me të tjerët, na evidentojnë sukseset e të metat, na tregojnë se si dhe sa kemi ecur përpara apo prapa etj. Me një fjalë, janë një pasqyrë ku duhet të shikojmë veten, një palë syze me të cilat na shikojnë të tjerët, d.m.th partnerët tanë të të gjitha llojeve e niveleve, dhe mbi të gjitha një instrument efikas që duhet ditur të përdoret po kaq efektivisht. Por si perceptohen, diskutohen e përdoren ato në Shqipëri?
Elementi më evident është një reagim i tipit ekstrem ndaj tyre. Pothuajse në çdo rast gjatë këtyre 15 viteve të fundit, pozita, d.m.th qeveria dhe partia në pushtet e shikon me lupë dhe ngre në qiell elemente të veçanta të çdo indeksi apo raporti, duke e servirur gjithmonë si një “vlerësim maksimal i punës së qeverisë”, si “shprehje e suksesit të reformave”, si “ecjen më të madhe përpara” të ekonomisë e shoqërisë shqiptare etj. Ndërkohë, po për të njëjtin indeks apo raport, opozita gjen dhe servir komente krejt të kundërta të tipit “notë pakaluese për qeverinë”, “dështim në realizimin e reformave”, “kthim prapa në ekonominë dhe zhvillimin e vendit” etj. Kur nuk na pëlqejnë apo nuk kemi argumente t’i mbrojmë apo t’i kritikojmë shifrat, kalojmë në qëndrimin se “janë llogaritur gabim”..., “janë perceptime dhe jo realitete”, “i përket një periudhe kohore që nuk ka të bëjë me mua”..., “instituti i huaj apo OJF shqiptare nuk janë shumë të besueshëm”, etj. Institucioni ndërkombëtar që e ka hartuar këtë tregues apo OJQ-ja shqiptare partnere në hartimin e tij, zakonisht organizojnë një workshoop apo seminar prezantues, shpërndajnë disa broshura e botime dhe kaq. Radhën e merr pastaj politika dhe media që i bëjnë jehonë këtyre pozicioneve “diametralisht të kundërta”, dhe mbas disa ditësh, gjithçka fashitet në pritje të indeksit tjetër të radhës. Shumë pak tentohet të kuptohen e zbërthehen në përmbajtjen dhe metodikën e tyre, sidomos indekset. Janë tipike në realitetin tonë momentet kur përpara një konference shtypi, prononcim apo dalje në ndonjë televizion, liderët politikë, zëdhënësit apo drejtues të lartë të institucioneve publike i kërkojnë me ngut vartësve të tyre informacion mbi periudhën që vlerëson indikatori, cilat vende kemi përpara apo mbrapa, me cilat elemente të indeksit mund t’i kundërvihemi “vlerësimit” të kundërshtarit etj. Dhe menjëherë mbas kësaj duket sikur gjithçka mbaron. Në mjaft raste, publiku i gjerë mbetet i paqartë për këto indekse, për vlerën që ato kanë në shprehjen e realitetit. Në mendjen e gjithsecilit mbeten më shumë debatet e zjarrta pro e kundër, “deliri” i njërës palë dhe “vreri” i palës tjetër etj., se sa kuptimi i vërtetë i përmbajtjes dhe vlerësimit të këtyre treguesve. Tipike është përgjigja e një qytetari, i cili i pyetur në një kronikë lajmesh se “cili ishte opinioni i tij për raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë?, iu përgjigj duke thënë se “e vetmja gjë që më ka mbetur në mendje është vlerësimi i një drejtuesi të lartë të PS-së, se në raport ka 95 raste ku përmendet fjala regres, pra raporti është shumë negativ... ndërkohë që qeveria thotë se fjala progres është përmendur 96 herë.... pra i bie që ka qenë vlerësim i mirë”?!. Me përjashtim të pak analistëve dhe ekspertëve që përpiqen ta analizojnë në tërësinë e përmbajtjes dhe vlerësimit të tij, apo të disa ministrive të linjës që kanë të bëjnë direkt në punën e përditshme të tyre me këtë raport, për opinionin e përgjithshëm shqiptar, shoqërinë civile, grupet e interesit, politikën në përgjithësi etj., duket se ai tashmë “kaloi”. Në pritje të një raporti apo indikatori tjetër! Megjithëse në parim i vlerësojmë këta tregues, i përmendim dhe iu referohemi shpesh në debate e diskutime, në fakt i përdorim pak në praktikën e përditshme qeverisëse apo programore të zhvillimit. Në radhë të parë statistikat tona nuk na krijojnë gjithnjë mundësinë që t’i llogarisim vetë e në mënyrë të vazhdueshme shumicën e tyre duke pritur që këtë ta bëjnë “ndërkombëtarët” ose organizata apo OJF shqiptare që financohen specifikisht prej tyre për këtë qëllim. Akoma statistikat mbeten një pikë e dobët, kur është fjala për saktësinë apo larminë e tyre, dhe kjo jo gjithmonë për faj të INSTAT-it. Së dyti, një pjesë jo e vogël e tyre nuk ekziston në objektivat korrente apo strategjike të politikave tona ekonomike e planeve afatgjata të zhvillimit. Problemi i përdorimit të indikatorëve cilësorë në këto dokumente strategjike mbetet akoma një pikë e dobët e punës sonë me strategjitë e zhvillimit. Së treti, në programet elektorale të partive, programe që më vonë shndërrohen në programe qeverisëse, rrallë ilustrohen politika e objektiva duke përdorur këto tregues e indekse. Thjesht një shembull. Në cilin rast është thënë në një program elektoral apo “discurse” se “indeksin e konkurrueshmërisë globale do ta përmirësojmë nga 3.5 në 3.8 ose 4 duke kaluar nga vendi i 111 në botë që jemi aktualisht, në vendin e 90 ose 80-të mbas 4 vitesh”... dhe duke e “zbërthyer” këtë indeks, të jetë përcaktuar lloji i politikave dhe masave konkrete për të realizuar këtë objektiv? Apo, p.sh., se “indeksin e teknologjisë së informacionit do ta përmirësojmë nga 3 në 3.5 për të kaluar nga vendi i 108 ku jemi sot (nga 127 vende gjithsej) në vendin e 85 apo të 80-in mbas x vitesh...”. Së fundi, dhënien e gjykimeve, vlerësimeve të ekzagjeruara, tejet optimiste apo tejet pesimiste, duke injoruar “shifrat” dhe treguesit që gjithë bota i ka maksimalisht në konsideratë kur jep gjykime apo bën parashikime të natyrës ekonomiko-financiare apo thjesht makroekonomike. I tillë është p.sh., vlerësimi tejet optimist se “ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje ekonomike me dy shifra”, ndërkohë që gjithë bota po përballet me recesionin ekonomik dhe krizën financiare nga më të rëndat që ka njohur ndonjëherë planeti. Ndërkohë që Europa, partnerja jonë më e madhe ekonomike e tregtare pranon tashmë recesion e rritje ekonomike pothuajse zero, ndërkohë që FMN-ja e parashikon në nivelet 3.5 – 4% rritjen tonë ekonomike për 2009, ndërkohë që Banka Botërore, OCDE-ja apo BERZH-i projektojnë ulje të konsiderueshme në shifrat e rritjes ekonomike për vendet në zhvillim gjatë 2009, ndërkohë që edhe vendet e rajonit tonë të Europës Jug-lindore po flasin përditë e më tepër për skenarë e politika specifike për përballimin e krizës globale, ne vazhdojmë të insistojmë në trendet tona normale, sikur asgjë nuk po ndodh përreth nesh, duke u treguar tërësisht subjektivë në “leximin” dhe vlerësimin e indikatorëve dhe shifrave që kanë lidhje me bilancin tregtar, bilancin e pagesave, remitancat e emigrantëve, ecurinë e sektorëve kryesorë që na kontribuojnë në rritjen tonë ekonomike, si p.sh., ndërtimi apo bujqësia etj. Por, shpesh kalojmë dhe në sens të kundërt. Deklarojmë se “ekonomia shqiptare është në kolaps të plotë”..., “se kriza ka përfshirë sektorët kryesorë të biznesit”, se “varfëria është rritur me ritme galoponte”, “se gjithçka po shkon keq e më keq në ekonomi” etj., ndërkohë që shifra të tilla si rritja ekonomike e pritshme prej 6% për 2008, inflacioni nën 4%, PBB/frymë mbi 3300 dollarë etj., nuk “të lejojnë” të arrish në konkluzione të tilla aq ekstreme. Me sa duket na mungon dukshëm ajo që quhet “kultura e të punuarit me indikatorë, shifra dhe indekse”, kultura profesionale dhe politike për të “marrë vendime e bërë analiza” në respekt e “bashkëpunim” të ngushtë me to dhe përmbajtjen e tyre. Një mungesë e tillë i çorienton jo pak masat dhe politikat ekonomike që duhen hartuar e ndërmarrë, denatyron tregun dhe biznesin në vendimet strategjike e të përditshme të tyre, ve në vështirësi qytetarin çdo herë që është në pozitën e konsumatorit, si dhe turbullon çmimet si “votimi” i përditshëm që ne i bëjmë performancës dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë dhe financave tona.