E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvogëlohet paga reale në sektorin shtetëror

Kastriot Islami 

Ritmi i rritjes së pagës reale ka ardhur duke u ulur. Këtë konkluzion e nxjerr Instituti i Statistikave. Në faqen e internetit të këtij instituti gjendet grafiku i mëposhtëm, i cili jep ecurinë e ndryshimit të pagës  për punonjësit e administratës shtetërore, ndryshimin e çmimeve dhe prej këtej arrin të nxjerrë përfundime për rritjen e pagës reale. Përfundimi është i qartë, në vitet 2005 dhe 2006 ritmi i rritjes së pagës reale ka rritur shifrat më të ulëta në rreth 4.9 për qind. Pra, është ulur ndjeshëm qoftë me vitin e fundit 2004, para fillimit të qeverisjes së drejtuar nga PD, i cili ka qenë në vlerën 7.3. Pra paga reale është ulur nga 7.3 për qind në 4.9 për qind, pra ritmi i uljes është 33 për qind ose me një të tretën.
<1999  çmimet e konsumit nuk ndryshuan fare, paga reale shënoi rritje, rreth 10 për qind.
< 2000  paga reale pësoi një rritje prej 17.7%.
< 2001 çmimet u rritën 3.1%, paga pësoi rritje 15.1%, paga reale shënoi rritje prej 11.6%.
< 2003  çmimet u rritën 2.4%, paga mujore u rrit 8.5%, paga reale u rrit me 6%.
<  2004 çmimet u rritën 2.4%, paga mujore u rrit 9.9%, paga reale u rrit me 7.3%.
< 2006 çmimet e konsumit u rriten 2.4%, paga u rrit 7.5%, paga reale u rrit me 4.9%.
Nga grafiku dhe tabela del gjithashtu se ky ritëm nuk është zvogëluar nga rritja e çmimeve, por nga mungesa e rritjes së pagave të punonjësve të sektorit publik. Pra, e gjithë demagogjia e propagandës së qeverisjes aktuale zhvishet qoftë nga ky informacion që vjen nga Instituti i Statistikave.
Duke patur parasysh ritmet e rritjes së çmimeve në vitet 2007-2008 dhe tendencat për vitin 2009, me shumë gjasa paga reale do të rezultonte e zvogëluar për punonjësit e administratës publike. Duhet patur parasysh se në krahasim me të gjithë ata që gëzojnë asistencën sociale, njerëzit në nevoje dhe pensionistët, punonjësit e administratës publike kanë të ardhura shumë të larta.
Po ashtu po të kemi parasysh se për të gjithë shtetasit që kanë të ardhura të ulëta, të cilët arrijnë të shpenzojnë të ardhurat vetëm për artikujt ushqimorë, kjo tendencë është më negative. Kjo vjen nga fakti se për këto artikuj rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë dhe, për rrjedhojë, paga reale është ulur deri në kufijtë negativë.
Nga analiza e këtij grafiku dhe ekstrapolimi i tij për kategoritë më të prekura, ata që janë nën pragun e varfërisë apo atyre sapo e kishin kaluar atë prag, rezulton se varfëria jo vetëm është thelluar për ato shtresa që kanë qenë në zonën e varfërisë, por ajo është njëkohësisht zgjeruar dukë përfshirë edhe shtresa të tjera, që më parë kishin pragun e varfërisë. Kjo do të jetë tendenca edhe vitin e ardhshëm. Bile më agresive dhe me pasoja më negative.
Kriza globale do të godasë veçanërisht të gjithë ata që ndodhen nën dhe në pragun e varfërisë. Në buxhetin e vitit 2009 nuk shikohet asnjë masë specifike, pikërisht për të evituar këtë pasojë  apo së paku për ta zvogëluar atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›