E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të papunët e ARMO, fonde shtesë

 

ADI SHKEMBI

Qeveria vendos të shtojë fondet për ARMO-n e Albpetrol për pagesat e 1706 punonjësve që dalin të papunë nga privatizimi i tyre. Sipas një vendimi qeverie të shkurtit 2008, punonjësit e shkurtuar pas privatizimit do të marrin pagën bruto për një periudhë një vjeçare. Në mbledhjen e djeshme është miratuar propozimi i Ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ku më konkretisht në fondin për 606 punonjësit e ARMO-s shtohen edhe 100 milionë lekë dhe për 1100 punonjësit e Albpetrol shtohen 300 milionë lekë të reja. "Shoqëritë do të përballojnë me likuiditetet e veta fondet e llogaritura për pagesën e punonjësve, që dalin të papunë, si më poshtë vijon: a) 478 988 502 (katërqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e dy) lekë, për 606 punonjësit, që dalin pa punë nga ristrukturimi i "Armo", sha-së, Tiranë; b) 672 200 000 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekë, për 1 100 punonjësit, që dalin pa punë, nga ristrukturimi i "Albpetrol", sha-së, Patos", thuhet në propozimin e Rulit të miratuar dje në qeveri. Në relacionin e hartuar prej tij argumentohet se nga përllogaritjet e fondit të shpërblimit për asistencë dhe fondit të shpërblimit për vjetërsi pune është 468 milionë lekë. Por propozimi i Rulit për shtimin e fondit është kundërshtuar nga Ministri i Financave, Ridvan Bode. "Në relacion nuk ka shpjegim të qartë përse fondi i llogaritur për pagesën e punonjësve të ARMO-s bëhet 478.988.502 lekë nga 376.000.000 lekë. Gjithashtu është i paqartë shpjegimi për dyfishimin e efektit të pagesës së punonjësve të Albpetrol, nga 372.000.000 lekë, në 672.200.000 lekë.

Fondi për asistencën

Emërimi        Numri i        Totali
            punonjësve    i fondit

KPTHN Ballsh    287        162.4 mln lekë
TEC-i Ballsh        64        37 mln lekë
UPN Fier        63        41 mln lekë
QSHKP Kuçovë    4        2 mln lekë
FIETK Vlorë        9        5.1 mln lekë
DSHK Durrës        2        1.2 mln lekë
DSHK Shkodër    2        1.3 mln lekë
Aparati ARMO    2        2.1 mln lekë
DSHK Tiranë        5        3 mln lekë
DSHK Elbasan    4        2.3 mln lekë
DSHK Laç        5        1.9 mln lekë
DSHK Pogradec    2        1 mln lekë
DSHK Lushnje    2        1.1 mln lekë
Totali        451        262.8 mln lekë

Fondi i shpërblimit për vjetërsi pune

Emërimi        Numri i        Shuma neto
            punonjësve    për t'u paguar

KPTHN Ballsh    279        113.6 mln lekë
TEC-i Ballsh        61        24.4 mln lekë
UPN Fier        61        32.9 mln lekë
QSHKP Kuçovë    4        1.8 mln lekë
FIETK Vlorë        9        4.5 mln lekë
DSHK Durrës        2        859 mijë lekë
DSHK Shkodër    2        773 mijë lekë
Aparati ARMO    2        815 mijë lekë
DSHK Tiranë        5        2.3 mln lekë
DSHK Elbasan    4        1.5 mln lekë
DSHK Laç        5        701 mijë lekë
DSHK Pogradec    2        296 mijë lekë
DSHK Lushnje    1        214 mijë lekë
Totali        437        185.1 mln lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›