E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, digjet makina e kryetarit të Komunës Kaçinar

Digjet makina e kryetarit të komunës Kaçinarë në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes ku persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën automjetit të Petrit Bardhit por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.  Sipas policisë autorët e ngjarjes kanë thyer xhamin e makinës e kanë lyer  automjetin me benzinë dhe i kanë vënë flakën.
 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëhërë uniformat blu të Mirditës të cilat kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Në fillim u menduar për vendosje të një sasie eksplozivi por pas hetimeve të para rezultoi se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e flakëve. Është marrë në pyetje pronari i makinës, kryetari i komunës Kaçinar për të hedhur dritë për autorët e ngjarjes.
 

Sipas policisë dy janë pistat kryesore që po hetohet, ajo për shkak të detyrës që mban Petrit Bardhi si dhe pista tjetër për motive personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›