Ligjet/Edvinistët pretendojnë se nismat pa bazë ligjore, janë zgjedhja e ngërçit

Komisoni i Ligjeve shtyn për nesër diskutimet e draftit të PS-së
Komisioni i ligjeve shqyrtoi sot projektligjin e paraqitur nga PS në Kuvend, për ndryshimin e ligjit aktual mbi komisionet hetimore. Përfaqësuesit e Edvinit referuan në komision dhe duke anashkaluar kompetencat që faturon ligji dhe Kushtetuta ngulmuan në mënyrë absurde se drafti i tyre, është çelësi i zgjidhjes së ngërçit politik!
Komisioni miratoi dy relatorët, Viktor Gumi i PD-së dhe Sajmir Tahiri i PS-së të cilët do të dëgjohen ditën e nesërme, ku priten diksutimet për nismat e socialistëve.
Ndërkaq, deputeti i PS-së Damian Gjinkuri tha se projektligji i paraqitur nga socialistët përbën zgjidhje për krizën.
Ai tha se nisma nuk kërkon ndryshim rezultat po mundëson transparencë në zgjedhje.
Parlamenti miratoi të enjten trajtimin me procedurë të përshpejtuar të nismave të PS-së. Pavarësisht mos përputhshërisë ligjore të kërkesave të PS, mazhoranca për respekt të opozitës i kaloi ato në rendin e dytës, në fund të seancës së ditës së enjte.