E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e kursimit/Valë e re protestash në Greqi

Depresioni ekonomik i Greqisë po merr përmasa gjithnjë e më të gjëra, duke paralizuar një pjesë të mirë të sektorit publik në vend, përmes grevave të sindikatave dhe demostratave që prej ditësh kanë shprehur qëndrimin kundër paketës së kursimeve të miratuar në parlamentin grek javën e shkuar. Kthimi “duar bosh” nga Gjermania dhe Franca i kryeministrit grek George Papandreu, ka bërë që në Greqi të rinisin përsëri protestat nëpër rrugët e Athinës, në kundërshtim të planit të kursimeve të qeverisë “Papandreu”. Sot është planifikuar një tubim i fuqishëm në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë, valë kjo që parashikohet të shkaktojnë një përshkallëzim të situatës. Punonjësit e doganave nuk punojnë për 48 orë, ndërsa doganat janë të mbyllura deri të enjten, ditën e grevës së përgjithshme. Njëkohësisht, edhe punonjësit e gjykatave nuk punojnë. Pjesërisht të mobilizuar janë edhe nxënësit dhe mësuesit. Por sipas sondazheve shumica e grekëve janë kundër grevave, edhe pse ata i konsiderojnë të padrejta masat e marra. Qeveria e Athinës ka aprovuar planin e reduktimit të deficitit prej 4.8 miliard eurosh. Masat e marra përfshijnë reduktime në pagën e 13 dhe të 14, uljen e konsiderueshme të pagave, ngrirje të pensioneve, shtim të taksave në disa sektorë, duke përfshire këtu edhe shtimin e taksave për produktet si karburantë, alkooli dhe duhani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›