E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji 7501, PS dhe PD bllokojnë shfuqizimin

• Abrogimi i ligjit 7501 bllokohet nga Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese.BLEDAR HOTIVendimi i papritur i komisionit parlamentar është argumentuar me faktin se, "qeveria ka paraqitur disa ndryshime të reja ligjore me ligjet për tokën". Amendamentet e PR-së të deputetit Arian Madhi janë bllokuar me konsensusin e dy partive të mëdha parlamentare. I pranishëm në mbledhjen e komisionit, vetë Madhi shprehu habinë e tij për këtë vendim të papritur, duke kërkuar që projektligji i tij të votohet nga deputetët. Por nënkryetari i komisionit, Rexhep Uka, ka bërë të ditur se, "nisma duhet të shqyrtojë amendamentin e Madhit së bashku me dy projektligje e paraqitura së fundmi nga qeveria, që kanë lidhje me zbatimin e ligjit 7501 "Për tokën". Për republikanin Madhi, një vendim i tillë ka qenë shumë absurd. "Ky projektligj është në Parlamentin shqiptar prej dy muajsh dhe ende sot deputetët kërkojnë ende shpjegime në lidhje se cili është ligji 'Për tokën' dhe se çfarë është ai", theksoi Madhi. Nisma e republikanëve është paraqitur që në 10 dhjetor vitit 2007, por Kuvendi prej më shumë se pesë seanca nuk ka realizuar votimin e ndryshimeve të këtij ligji, si dhe "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". "Diskutimi i këtij projektligji në komision më la një shije të keqe. Shpresojmë se ndonjë deputet tjetër të mos reagojë, duke theksuar se nuk e di se çfarë është ligji", theksoi Madhi. Edhe në seancën e djeshme parlamentare ishte parashikuar votimi i dy amendimeve të PR-së, por që u shtynë për shkak të një veprimi të papritur. Nisma e republikanëve komentohet me faktin se kërkohet pezullimi i zbatimit të këtij ligji për shkak se nga ana sasiore procesi i ndarjes së tokës ka përfunduar dhe ligji "Për tokën" e ka realizuar objektin e tij. "Lënia e mëtejshme në fuqi e këtij ligji do të jepte shkak për abuzime të mundshme me ndarjen e sipërfaqes së tokës bujqësore, e cila figuron akoma e pandarë në pronësi shtetërore", kështu thuhet në relacionin e Komisionit të Ligjeve, i cili e vlerëson të drejtë nismën e Madhit. Më tej, relacioni shton se "duke e parë miratimin e këtij projektligji si një mjet për eliminimin e abuzimeve që mund të ndodhin me ndarjen e tokave të pandara, deputetët shprehën edhe mbështetjen e tyre për nismat që do të ndërmerren nga qeveria për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe serioze që janë evidentuar gjatë këtij procesi". Edhe pse dy partitë e mëdha, demokrate dhe socialiste pranojnë se ka abuzime me zbatimin e ligjit 7501, ato përsëri bien dakord për të lënë në fuqi atë, në një kohë të pacaktuar.98.8 per qindaktualisht sipas raporteve zyrtareve të Ministrisë së Bujqësisë është ndarë 98.8% e sipërfaqes, prej 563 mijë ha për ndarje dhe kohëzgjatja prej 16 vitesh nga hyrja në fuqi i këtij ligjiAbuzimet me tokënLigji 7501 "Për tokën" i miratuar me konsensus madhor në vitin 1991, nga socialistët dhe demokratët solli një procedurë të përfitimit të tokës bujqësore, ku përfituan të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve bujqësore të dikurshme. Me ndarjen e kësaj prone pati abuzime të mëdha, aq sa ka përfituar 65% e popullsisë, pra më shumë se popullsia që merret sot me punimin e tokës, trajton ky ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›