E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja me Arabinë, ende në ajër

• Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është diskutuar edhe çështja e miqësoreve të Kombëtares shqiptare, ku në qendër kanë qenë dy sfidat e marsit.Ndërkohë që miqësorja e datës 26 mars me Moldavinë është zyrtarizuar tashmë, ajo me Arabinë Saudite e programuar më datë 21 mars është ende në ajër. Burime të sigurta pranë anëtarëve të KE-së kanë bërë të ditur për gazetën se parimisht është rënë dakord që të luhet kjo miqësore, teksa arabët kanë marrë përsipër t’u paguajnë shqiptarëve “cash” në dorë një shumë prej 70 mijë eurosh, ndërkohë që kanë marrë përsipër edhe shpenzimet e akomodimit të përfaqësueses kuqezi. Gjithsesi, asgjë nuk është zyrtare përderisa Arabia Saudite nuk ka derdhur në llogarinë e FSHF-së shumën prej 70 mijë eurosh, edhe pse parimisht është rënë dakord. Pa marrë paratë FSHF nuk ka ndërmend të zyrtarizojë asgjë dhe është në pritje të lajmeve të reja nga Arabia Saudite. Nëse do të arrihej zyrtarizmi i miqësores Ari Hani do të mund të grumbullonte vetëm një pjesë të lojtarëve të Kombëtares, pasi 21 marsi nuk është një datë zyrtare e përcaktuar nga organizmat ndërkombëtare të futbollit, ndryshe nga data 26 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›