E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji 7501, dy komuna në konflikt prej 18 vitesh

Viktima Dhimitër Gjika, vrarë mbrëmë në Fier

SHKODER – Prej 18 vitesh, dy fshatra të komunave Velipojë e Dajç janë në konflikt për pronën. Ligji 7501 i ka bërë pronarë të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke banorët e fshatit Gomsiqe. Por ndonëse ligjërisht ata janë të zotët e tokës, ish-pronarët, banorët e fshatit Pentar të komunës Dajç, nuk i lejojnë ata ti shfrytëzojnë këto prona. Një përfaqësi e banorëve të zonës së Velipojës, të shoqëruar nga kryetari i komunës, Pashko Ujka, u takuan dje në lidhje me këtë problematikë me prefekten Voltana Ademi dhe drejtorin e Policisë së Shkodrës, Altin Qato. Sipas banorëve të Gomsiqes, edhe pse tokat e fshatit Pentar të komunës Dajç u janë shpërndarë atyre në bazë të ligjit 7501 prej vitesh, ato asnjëherë nuk kanë mundur që ti punojnë tokat, pasi ato janë zënë më parë nga banorët e komunës Dajç. Çështja e pazgjidhur e tokës prej më shumë se 18 vitesh, ka rikthyer sërish nevojën për zgjidhje në dyert e institucioneve qendrore. Prej vitesh, banorët e Gomsiqes nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ti japin zgjidhje këtij problemi. Me dokumente ata janë pronarë, por në realitet nuk kanë tokë. Ata paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyn shteti, çështja do të zgjidhet me vetëgjyqësi. Institucionet shtetërore duhet ti japin sa më parë zgjidhje këtij problemi, u shpreh kryekomunari i Velipojës, Pashko Ujka. Burime të Prefekturës së Shkodrës bënë të ditur se prefektja është angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi. Ajo disa ditë më parë ka zhvilluar edhe një takim me banorët e fshatit Pentar për të marrë edhe opinionin e tyre në lidhje me këtë çështje. Më pas do të jenë strukturat e shtetit ato që do ti japin zgjidhjen këtij problemi. Historia ka nisur që në vitin 1994. Në mungesë të sipërfaqes së tokës në Gomsiqë, komisioni i ndarjes së tokave në komunën e Velipojës ka vendosur që tu ndajë atyre tokat që ndodhen në territorin e fshatit kufitar me të, Pentar. Mirëpo këta të fundit, me mirëkuptim me njëri-tjetrin, i kishin ndarë më parë tokat fshatçe, në bazë të dokumenteve të vjetra të pronësisë që ato kishin trashëguar nga të parët e tyre. Banorët e Gomsiqes nuk janë lejuar gjatë të gjithë këtyre viteve që ti marrin në pronësi këto toka, e aq më shumë ti përdorin ato.              r.d

PREFEKTJA
Mësohet se prefektja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim disa ditë më parë me banorët e fshatit Pentar për të marrë edhe opinionin e tyre në lidhje me këtë problem. Ajo i ka sqaruar ata se do të jenë strukturat e shtetit që do ti japin zgjidhjen më të mirë të mundshme kësaj situate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›