E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Liberalizimi i vizave, tmerri i Ramës



Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ferdinand Xhaferri, deklaroi dje nga qyteti i Durrësit se kreu i PS-së, Edi Rama, po punon kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët në hapësirën “Shengen”, pasi sipas tij, Rama është i tmerruar nga ky sukses i qeverisë “Berisha”. “Kjo është dhurata më e madhe e Partisë Demokratike për çdo familje shqiptare dhe këtu fillon tmerri i liderit të opozitës, Edi Rama. Qytetarët durrsakë dhe qytetarët shqiptarë shohin që ai flet “të hapen kutitë” - halli nuk është tek kutitë, tmerri është tek liberalizimi i vizave. Unë i them Edi Ramës, është i vetmi politikan në Shqipëri që nuk ka dalë asnjëherë përpara qytetarëve durrsakë, që nuk ka dalë asnjëherë përpara qytetarë shqiptarë, e të bëjë kërkesë për liberalizimin e vizave. Këtu fillon tmerri i tij dhe këtu fillon strategjia e tij për të penguar liberalizimin e vizave. Por nuk e pengon dot, Edi Rama e di mirë se me liberalizimin e vizave del në dritën e diellit, Shqipëria merr një standard të ri, Shqipëria merr një dimension të ri dhe marrin fund lidhjet e tij mafioze që fillojnë me Aldo Baren dhe mbetjet e tij, janë mbetjet e Aldo Bares në Tiranë, në Durrës, në Fier, në Lushnje, në Shkodër, Berat që akoma frekuentojnë zyrat e Edi Ramës. Merr fund ky trafik me liberalizimin e vizave, merr fund edhe trafiku i lejeve të ndërtimit që fillon me Koço Kokëdhimat që ai ka në Tiranë. Ky është tmerri i Edi Ramës nuk e do liberalizimin e vizave sepse Shqipëria hyn në Evropë, Shqipëria merr një standard më të ri dhe gjithçka del në dritën e diellit, por nuk e ndal dot dhe nuk ka për ta ndalur dot”, - deklaroi Xhaferri. Deklaratat e ministrit u bënë gjatë mbledhjes së Kuvendit numër 9 të PD-së në Durrës. Në këtë Kuvend u analizuan zgjedhjet e fundit si dhe qeverisja e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›