Gjendet 13-vjeçari 1 vit e gjysmë pasi ishte zhdukur
30/03/2010 Ishte strehuar në vende të ndryshme, u kap kur po largohej për në Itali. Një tjetër zhduket
DURRES- Shërbimet e policisë së kufirit dhe migracionit në portin e Durrësit kanë mundur të identifikojnë dhe më pas të kthejnë me detyrim në familjen e prindërve një minoren, i cili ishte larguar prej më shumë se një viti e gjysmë nga shtëpia. Djali 15-vjeçar Niko K. është larguar nga banesa më datë 20 gusht të vitit 2008 dhe që nga ajo kohë as familja dhe as efektivat e policisë nuk kanë mundur ta gjejnë.
Largimi
Minoreni ka lënë shtëpinë në moshën 13-vjeçare dhe sipas policisë ka jetuar larg syve të prindërve dhe të të afërmve. I lindur dhe banues në lagjen numër 18 të Durrësit, fëmija ka ikur pa shkak nga shtëpia, pasi prindërit kanë pohuar se e kanë trajtuar shumë mirë minorenin. Fillimisht prindërit e kanë marrë pa shqetësim sinjalin se djali i tyre është larguar pa adresë, por më pas kanë nisur të bëjnë çdo përpjekje për ta gjetur. Edhe pse është njoftuar policia një ditë pasi minoreni është larguar nga banesa, policia e ka pasur të pamundur të identifikojë strehën e 13-vjeçarit, i cili kishte braktisur së bashku me shtëpinë edhe shkollën duke mos dhënë asnjë shenjë jete. Disa muaj më pas familja ka hequr dorë nga kërkimi për djalin dhe ka humbur çdo shpresë, ndërkohë që policia ka vijuar ta mbajë në listën e të zhdukurve të foto dhe të dhënë të tjera. Niko K. një ditë më parë është kapur nga policia e kufirit në përpjekje për të kaluar kufirin. Ai kishte hipur në një kamion që do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari, por minoreni është parë nga policia dhe nuk është lejuar të udhëtojë drejt vendit fqinj, Italisë. Policia ka bërë të ditur se fëmija është banor në lagjen numër 18 të qytetit dhe se rezultonte si person i larguar nga banesa prej më shumë se19 muaj më parë. Në ndihmë të fëmijës është afruar punonjëse psikologe, e cila e ka shoqëruar djalin deri në shtëpi. Gjendja shëndetësore e fëmijës ishte e mirë dhe sipas burimeve policore mësohet se minoreni ka kaluar pjesën më të madhe të periudhës i strehuar në vende të ndryshme. Largimi nga banesa është fenomen i përsëritur në Durrës teksa djem apo vajza ikin nga shtëpia pa shkaqe të forta. Dje në polici një tjetër familje ka kërkuar ndihmë për të gjetur djalin e shtëpisë. Aleks Kalia 17 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Shkozet është larguar nga banesa pa vënë në dijeni familjen dhe në drejtim të paditur. Gjatë këtij muaji policia ka mundur të kthejë në banesë të prindërve edhe disa vajza shkolle, të cilat kanë ikur pa asnjë shkak nga shtëpia e shkolla duke kaluar disa ditë të strehuara në hotele e motele. Por në polici janë ende të pazbardhura një sërë kallëzimesh, të cilat kërkojnë ndihmën e policisë për të kthyer në banesë vajzat apo edhe gratë e larguara për shkaqe të ndryshme.