Dehen në lokal, qëllojnë ndaj njëri-tjetrit me armë
30/03/2010 Plagosen 2 shtetas, vihen nën arrest. Shpallet në kërkim një tjetër
DURRES- Dy shtetas me banim në Fushë-Krujë janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim, pasi kanë gjuajtur në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Mustafa Dai lindur dhe banues në Hailaj të Fushë-Krujës ka marrë plagë të rënda, ashtu si dhe bashkëfshatari i tij Jetmir Keqi 26 vjeç i lindur në Tiranë dhe banues në Halilaj. Ngjarja ka ndodhur jashtë mjediseve të një lokali në superstradën Tiranë-Shkodër, pranë fshatit Halilaj. Daci e Keqi kanë qenë në lokal në kohën që janë grindur mes tyre. Sipas policisë, Jetmir Keqi ka qenë së bashku me të vëllain Klodian Keqi 28 vjeç dhe të dy së bashku janë grindur me 45-vjeçarin Mustafa Daci. Persona që shërbejnë në lokal janë detyruar të dëshmojnë lidhur me ngjarjen, pasi palët në konflikt kanë përdorë armë zjarri kundër njëri-tjetrit. Rreth 4 orë pasi Daci e Keqi kanë pirë në lokal kanë nisur të shkëmbejnë fjalë, të cilat kanë shkuar duke acaruar më tej situatën. Dy vëllezërit Keqi, sipas policisë, kanë shkëmbyer zjarr dhe për pasojë kanë marrë plagë në trup. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhoja, të cilat kanë shërbyer si provë për të ngritur akuzën në adresë të personave që kanë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë. Si pasojë e krismave të armëve në orët e vona të natës banorët e fshatit Halilaj kanë vënë në dijeni policinë duke kërkuar ndihmë për të vendosur rendin e qetësinë. Efektiva të policisë së Fushë-Krujës, Krujës dhe Durrësit, si dhe dy autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll të plotë në fare pak minuta situatën, si dhe duke shoqëruar për në spital të plagosurit. Policia ka deklaruar se në orën 01 janë arrestuar shtetasit Mustafa Daco dhe Jetmir Keqi, të dy të plagosur me armë zjarri, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i 26-vjeçarit Keqi, shtetasi Klodian Keqi. Në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë policia ka gjetur edhe një armë gjahu që sipas policisë i përket shtetasit Keqi. Për çiften ky shtetas nuk kishte leje, ndërkohë që arma tjetër e krimit nuk është gjetur.