E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji “Për Administratën Gjyqësore” kalon me 75 vota pro dhe 52 kundër

02-04-2013 / Gazeta 55

Kuvendi miratoi 75 vota “pro” dhe 52 vota kundër projektligjin “Për administratën gjyqësore”, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, që synon të modernizojë dhe konsolidojë administratën gjyqësore në Shqipëri. Opozita që kishte paralajmëruar votën kundër, e kundërshtoi draftin e propozuar nga ministria e Drejtësisë, që sipas saj, është në shkelje të Kushtetutës. Nisma ligjore e qeverisë, që përfshin 57 nene, e hartuar në bashkëpunim me ekspertizën e misionit EURALIUS, bazohet në standardet më të mira të Bashkimit Europian. Drafti i jep administratës gjyqësore një status që e mbron dhe e garanton në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme si barriera e parë e përplasjes së publikut me gjykatat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›