E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD, Geci: PDK E LDK po keqpërdorin buxhetin e Kosovës

Parta Demokratike e Kosovës është parti Staliniste ndërsa Lidhja Demokratike është parti“titise”.Kështu i ka vlerësuar Deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë,Gani Geci,partnerët e koalicionit qeveritar duke shtuar se këto parti po keqpërdorin në mënyrë flagrante buxhetin e Kosovës.

"LDK vjedh, PDK plaçkitë. Plaçkitja është, unë ta marr dhe nuk dëgjoj,
të plaçkiti në pikë të ditës, ndërsa me ta vjedh është pak si më tinëz
dhe këto i bënë LDK-ja.... Stalini është PDK-ja, ndërsa Tita është
lDK-ja, jo të gjithë por një pjesë e këtyre partive që dihet kush janë",
thote Gani Geci, deputet i LDD-së.

Ndërsa ka reaguar PDK dhe LDK duke hedhur poshtë akuzat e Gecit. "Unë
besoj që kjo gjë nuk qëndron për faktin që një ndjesi demokratike është
prezente në të githë subjektet politike të Kosovës pa dallim. Unë nuk
besoj që kanë ndjesi të tilla sepse janë të tejkaluara dhe të kapërcyera
edhe stalinizmi dhe titizmi dhe ato ia kemi lënë historisë", tha Ramë
Buja, deputet i PDK-së.

"Kjo është fjalë jo adekuate sepse LDK ka në radhët e saj një numër të
madh të anëtarëve që mund të ndihen të fyer me këtë.Unë për këtë e kam
vetëm një koment. Ne e jemi parti e Rugovës dhe rugovist dhe mund të
quhemi vetëm kësisoji", thote Ismet Beqiri, deputet i LDK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Gani Geci ka përfunduar duke
denoncuar sipas tij shantazhin që LDK dhe PDK po i bën anëtarësisë së
LDD nëpërmjet ofrimit të posteve të rëndësishme në shkëmbim të largimit
nga LDD.

Shkëlzen Osmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›