Ligji dhe vendorët, fajtorë për abuzimet me ndihmën ekonomike
Në skemën e ndihmës ekonomike vazhdon të ketë abuzues dhe për këtë fajtor është jo vetëm mungesa ligjore por edhe njësitë e qeverisjes vendore që nuk zbatojnë udhëzimet e pushtetit qendror. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço, ka fajësuar dje vakumin ligjor dhe mosrespektimin e vendimeve që inspektorët e këtij shërbimi vendosin për strukturat abuzuese në komuna dhe bashki, të cilat lejojnë thithjen e ndihmës ekonomike nga njerëz që nuk u takon. "Kemi hequr nga skema e ndihmës ekonomike 5700 familje, të cilat përfitonin në mënyrë abuzive ndihmën ekonomike. Të gjitha njësitë vendore kanë probleme me pastërtinë e skemës së ndihmës ekonomike. Kjo ndodh se në pushtetin vendor masat që ne propozojmë nuk zbatohen, sepse ka një boshllëk ligjor", thekson drejtori Naço. Sipas tij, deri në vitin 2013 parashikohet që në skemën e ndihmës ekonomike në vend të përfshihen rreth 70 mijë familje. Kjo do të thotë që numri i përfituesve thuajse të përgjysmohet. Vetëm gjatë vitit 2008 janë hequr nga kjo skemë mbi 5000 familje, të cilat sipas SHSSH-së nuk plotësonin kriteret për të përfituar këtë ndihmë. Drejtori i këtij shërbimi sqaron se përveç rishikimit të numrit të përfituesve nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet dhe një rritje e tarifës që qytetarët marrin çdo muaj. Ndërkohë që saktësohet fakti se pastrimi i skemës nga abuzuesit sjell të ardhura më të larta për ata që janë realisht të varfër dhe jetojnë vetëm përmes kësaj ndihme.
Kreu i Shërbimit Social ka ngritur, gjithashtu, si shqetësim dhe licencimin e organizatave jofitimprurëse në vendin tonë, të cilat ofrojnë shërbime sociale. Sipas Naços, ka ende shumë të tilla që operojnë në vend jashtë kontrollit. "Ne këto ditë do të publikojmë edhe një listë me OJF të palicencuara dhe do t‘u japim një afat për licencim, në të kundërtën do t‘i propozojmë gjykatave të mbyllin aktivitetin e tyre të paktën për sa i përket fushës së shërbimit shoqëror. Operojnë rreth 157 OJF nga të cilat 93 janë të licencuara", shprehet Naço.