E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i arsimit do të miratohet brenda muajit

Ndryshimet

Ndryshimet e parashikuara në ligjin e arsimit të lartë, do të miratohen brenda këtij sesioni parlamentar, që mbyllet më 29 korrik. Ky draft ndodhet në listën e “punëve” të parashikuara për t’u mbyllur dhe për t’u miratuar deri në afatin e përcaktuar. Drafti i ri ka shkaktuar diskutime në qarqet akademike. Të gjitha risitë e tij janë diskutuar ditën e premte në Komisionin e Edukimit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, dhe disa rektorë të universiteteve, kanë dhënë deklaratat dhe opinionet në prani të anëtarëve të komisionit. Edhe një herë qëndrimet e tyre ishin të kundërta lidhur me disa nga nenet që janë përfshirë në ndryshim. Sipas ministrit Tafaj, amendimet e paraqitura garantojnë thellimin e reformave dhe ndihmojnë në përshtatjen e ligjit me problematikën e hasur gjatë zbatimit në praktikë. Ndërkohë që rektorët janë shprehur kundër ndryshimeve, pasi, sipas tyre, cenohet autonomia universitare dhe liria akademike, duke i dhënë më shumë kompetenca ministrit të ndërhyjë në çështjet që u përkasin atyre.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›