Ulet inflacioni, ilaçet dhe nafta shtrenjtohen
Prilli ju ka kushtuar shqiptarëve më lirë sesa marsi, nëse i referohemi raportit për Indeksin e çmimeve të Konsumit të INSTAT, por sigurisht për kategori të ndryshme, çmimet nuk kanë qenë dhe aq favorizuese. Inflacioni për muajin e katërt të këtij viti u ul me 0.4 për qind, duke shënuar vlerën 3.5 për qind. Ndërkohë që vitin e kaluar Indeksi i çmimeve të Konsumit për të njëjtën periudhë shënonte vlerën 1.9 për qind. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave vihet re se një pjesë e mirë e mallrave të shportës kanë pësuar ulje. Kështu grupi “Ushqimet dhe pijet joalkoolike” shënoi një ulje prej 1.4 për qind. Brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 8.2 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” ku mund të veçojmë: “peshk” 0.4 për qind”, “qumësht djathë e vezë’ 0.2 për qind, “bukë e drithëra” 0.5 për qind. E kundërta ka ndodhur me nëngrupin fruta që ka shënuar rritje prej 1.4 për qind dhe në të njëjtin kah ka ecur edhe çmimi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan që shënoi një rritje prej 0.8 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 1.4 për qind. Ulje të lehtë ka shënuar indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë”, me një vlerë prej 0.2 për qind. Ndërsa grupet që kanë shënuar rritje të theksuar të tyre janë “Shëndeti” dhe karburantet. Kështu sipas INSTAT, rritja e çmimit të medikamenteve gjatë prillit kapi vlerën 2.1 për qind ndërsa në total grupi “shëndeti” shënoi një rritje 1.9 për qind. çmimet e karburanteve pësuan gjithashtu rritje, krahasuar me muajin e mëparshëm ku çmimi i naftës u rrit me 5.8 për qind dhe ai i benzinës me 4.5 për qind.
Neni 29
“Ushqimet dhe pijet joalkoolike”
“zarzavate përfshirë patatet”
“peshk”
“qumësht djathë e vezë’
“bukë e drithëra”
“fruta”
“Pije alkoolike dhe duhan”
“Veshje dhe këpucë”
“Shëndeti”
“Nafta“
“Benzina”