E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve, përplasje në komision mes deputetëve

Pas debateve të ashpra në Komisionin e ligjeve lidhur me ligjin e dosjeve, mazhornca ka lënë mbledhjen, pasi e ka konsideruar ligjin jo të mirë dhe të njëanshëm. Disa deputetë të opozitës kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes deri në gjetjen e një konsensusi. 

TIRANE- Debate të ashpra kanë shoqëruar sot diskutimin e Ligjit të Dosjeve në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e PS-së kanë debatuar me kundërshtarët e tyre lidhur me ligjin, të cilin e kanë konsideruar të njëanshëm.
Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi kërkoi votimin e projektligjit të propozuar pasi sipas tij është pritur më shumë se gjashtë muaj për të vendosur konsensus.

Ndërkohë deputeti i PS-së, Bashkim Fino kërkoi të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Ndërkohë bashkëkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa kërkoi ekspertizën e ligjit nga Komisioni Europian. Sipas tij nuk ka vullnet për të votuar ligjin, pasi sipas tij ligji është i njëanshëm.
Pas debateve të ashpra opozita është larguar nga Komisioni i Ligjeve, ndërkohë që mazhoranca ka vazhduar diskutimin nen për nen.

(O.Zhupa/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›