“Ligji i dosjeve, sipas standardeve”
Autori i Lajmit: red.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli rivlerëson përsëri ligjin e dosjeve që u votua të hënën në Parlament, duke pohuar se u miratua me dinjitet nga parlamentarët. Deklarata e Topallit u bë e ditur pas takimit që ajo pati dje me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Korsal Toptan. Topalli siguroi se ky ligj është komform standardeve ndërkombëtare dhe do të jetë transparent dhe sipas të gjitha standardeve të një shteti ligjor e demokratik. Me këtë qëndrim, Kryetarja e Kuvendit hedh poshtë deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët, edhe pas miratimit të ligjit, shprehën kontestimet e ashpra të tyre, duke kërkuar që ligji të ridiskutohet me ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008