Paloka kundër opozitës: “Janë pinjollë kriminelësh”
Autori i Lajmit: red.
Mazhoranca i është rikthyer çështjes së dosjeve. Gjatë diskutimeve të djeshme në seancë plenare, deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi opozitën si mbështetëse të kriminelëve të diktaturës me deklaratat e njëpasnjëshme që kanë dhënë për ligjin e lartpërmendur. Sipas Palokës, opozita po përpiqet të abuzojë me deklarata mashtruese, duke përmendur Amerikën si vend të presekutorëve. “I ndjek me neveri përpjekjet e atyre që janë përfaqësues të popullit për çështjen e dosjeve. Ata po u dëshmojnë të gjithë shqiptarëve që u dhunuan nga diktatura dhe jo vetëm, se janë mbështetës të kriminelëve të diktaturës. Ata po përpiqen me debate dhe diskutime që janë bërë për këtë projektligj, per t iu paraqitur ndërkombëtarëve si mbështetës të persekutorëve, pasi kështu shpresojnë të vijnë para zgjedhësve të tyre. Po e vërtetojnë se janë pinjollë kriminelësh”, - tha ai. Paloka më tej shtoi se ligji i hartuar nga mazhoranca do të vërë drejtësi, pasi, siç theksoi ai, janë mbushur institucionet me ish-sigurimsa e ish-persekutorë. Ligji “Për pastërtinë e figurës së zyrtarit” u miratua ditën e hënë në seancën e radhës të Parlamentit me 74 vota pro, ndërkohë që opozita braktisi sallën. Ligji u kontestua një ditë më pas nga PS, OSBE, KE, DASh dhe qeveria amerikane. Sipas partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ligji ngre pikëpyetje serioze në përbërjen e tij.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008