Ligji i mbetjeve, Berisha: Na mbron nga lëndët toksike, Ruçi: Referendum
TIRANË- Nisin diskutimet për ligjin e mbetjeve në Kuvend. Klosi: Mos e votoni, Shqipëria do bëhet depo plehrash. Ligji të kalojë në referendum, të vendosin shqiptarët. Mediu: Mbetjet do riciklohen, nuk do groposen. Do trajtojmë vetëm mbetjet e parrezikshme. Shalsi: Ju po shkatërroni lumenjtë, sot duhet të kishit heshtur. Berisha: Sot u themelua në Kuvend Partia e plehut që kërkon vota nga plehrat. Ky ligji i mbrojtjes së Shqipërisë nga mbetjet toksike. Ruci: Nuk do lejojmë importin e plehrave.
RUÇI: NUK DO TË LEJOJMË IMPORTIN E PLEHRAVE
Ora 13:26- Kryetari i grupit kuvendor te PS-së kërkoi zhvillimin e një referendumi për çeshtjen e importit të mbeturinave në Shqipëri. Gramoz Ruçi theksoi se opozita do të pranojë çdo diskutim për çeshtjen e plehrave nëse hiqet neni qe lejon importin e mbetjeve.
‘Ne nuk të lejojmë imoprtin e plehrave, aleanca jonë sot nuk është me asnjeri, përveç qytetarëve. Ne kundërshtojmë nenin e kontestuar nga Presidenti Topi, që lejon importin e plehrave ne vend. Nuk mund të pranojmë as 400 dhe as 50 lloje plehrash, por asnjë.’ theksoi Ruçi.
BERISHA: LIGJI E MBRON SHQIPËRINË
Ora 13:20- Nga podiumi i Kuvendit kryeministri Berisha deklaroi se, sot u themelua në Kuvend, 'Partia e plehut' që kërkon të marrë vota nga plehrat, ndërsa duke folur për ligjin e mbetjeve ai tha se, ky ligji mbron Shqipërinë nga mbetjet toksike.
“Sot kjo ditë shënon de fakto themelimin e 'Partisë së plehut' në këtë sallë. Pasi u themelua Aleanca e plehut shpërtheu epidemia. O burra të gjejmë vota në plehra... po rrëmohet, po kërkohet që në plehra të mbinë particka. Ligji që është miratuar është ai i mbrojtjes së Shqipëtisë nga mbetjet toksike”, deklaroi Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se qeveria ka vendosur që në Shqipëri të hyjnë vetëm 50 lloje mbetjesh të cilat do të importohen sipas kushteve të nevojshme për të shmangur çdo rrezik. Kryeministri Berisha tha se opozita nuk ka asnjë alternativë për shqiptarët dhe e vetmja rrugë e tyre është krijimi i “partisë së plehut”.
‘Krijimi i partisë së plehut nuk është rruga për marrjen e pushtetit. Sipas listës, në Shqipëri duhet të hyjnë 400 mbetje, ndërsa qeveria ka vendosur qe në Shqipëri të hyjnë vetëm 50 lloje mbetjesh, prej te cilave asnjëra nuk është toksike dhe të gjitha do të hyjnë sipas kushteve që do të përcaktojë Këshilli i Ministrave.’ tha Berisha.
TAHIRI: KJO QEVERIA Më KRIMINELE ME MJEDISIN. JU DONI TË FITONI NGA PLEHRAT
Ora 13:06- Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri akuzoi edhe njëherë qeverinë se po importon plehra të rrezikshme. Ai përmendi disa emra mbetjesh të rrezikshme që do të importohen në vend.
“Polimeret e oksigjenet, poklimere butadiene, këto janë kancerogjene, kobalti është helm, shkakton infeksion në mushkëri, hire kaldajash helm, sulfur i ngurtë, helm, shkatërron mëlcinë”, tha Tahiri.
Ai akuzoi kryeministrin Berisha se po përfiton para nga ky ligj, ndërsa shtoi se kjo është qeveria më kriminale në lidhje me mjedisin.
Flasim për dy Shqipëri të ndryshme. Kjo është qeveria më e paaftë më kriminale në lidhje me mjedisin, ju mbani rekord. Krimi dhe mafia imponojnë interesat e qeveisë suaj. o qeveri nuk ofron asnjë garanci për mbetjet që do vijnë në Shqipëri. Sot e kësaj dite kalojnë mbetje në Shqipëri, drogë e cfarëdolloj gjëjë. Anija Korabi me mbetje toksike ka ardhur në Shqipëri. Zoti, ministër e hapni ju shtëpinë për të marrë plehrat e komshiut? Pse i thoni shqiptarëve hapni dyert të marrim plehrat e Evropës? Ju doni të fitoni nga importi i plehrave. Shkoni pyetini shqiptarët. Merruni përsipër njëreferensum. Ju e keni dashur zërin e shqiptarëve zoti kryeministër, ti pyesim shqiptarët nëse duan të bëhet referendum apo jo?”
“Unë kam një fëmijë 8 muajsh nuk dua që të rritet më rrezikun e këtyre mbetjeve, ngaqë Berisha do të mbushë xhepat e tij”, shtoi Tahiri.
SHALSI-MEDIUT: SOT DUHET TË KISHE HESHTUR
Ora 12:40- Menjëherë pas deklaratës së ministrit Mediu, deputeti i PS-së Eduard Shalsi mori fjalën në Kuvend për replikë. Ai akuzoi ministrin Mediu se ka lejuar degradimin e lumit Shkumbin, ndërsa në lidhje me ligjin e mbetjeve, u sghpreh se Mediu sot duhet të kishte heshtur.
“Ju nuk menaxhoni dot lumin Shkumbin. Ai po degradon, për cfarë ligji flisni? Ju po stimuloni shkatërrimin e lumit Shkumbin në mes të ditës. Ju sot duhet të heshtnit. Nuk mund të mbrosh dicka që s’ka zot që e mbron”, vijoi Shalsi.
MEDIU: MBETJET DO RICIKLOHEN
Ora 12:00- Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu mori fjalën menjëherë pas deputetit të PS, Klosi. Mediu tha që sot deputetët duhet të heqin mentalitetin që kanë krijuar për të cilësuar këtë ligj si ligj plehrash, pasi bëhet fjalë për “ligjin e menaxhimit të mbetjeve dhe jo për ligjin e plehrave”, tha ai.
Ministri Mediu deklaroi më tej se mbetjet që do të importohen në Shqipëri nuk do groposen, por do trajtohen në mënyrë të integruar. Ai shtoi se mbetjet që do vijnë në vend nuk janë të rrezikshme.
“Ka vende si Gjermania e Hollanda që importojnë sot mbetje. Ju nuk ju lë mentaliteti për groposjen e mbetjeve, por ato nuk do groposen. Mbetjet do trajtohen dhe ju siguroj që ne e dimë që mostrajtimi i mbetjeve krijon pasoja të jashtëzakonshme. Prandaj trajtimi i tyre do bëhet në një proces zinxhir. Juve ju duket cudi, nëse ju them që nga mbetjet prodhohet edhe energji. Ju siguroj që nuk do trajtojmë plehrat jashtë listës së gjelbër, bëhet fjalë për mbetje të parrezkshme”, tha ai.
KLOSI: MOS E VOTONI, SHQIPËRIA DO BËHET DEPO PLEHRASH
Ora 11:15- Deputeti i PS-së i bëri thirrje të gjithë deputetëve që ndodhen në sallën e Kuvendit, të mos e votojë këtë ligj që do kthehet në gangrenë për Shqipërinë, sic tha ia.
"Ky ligj ka ngjallur interesin e opinionit publik kudo që jetojë shqiptarët. Ky ligj është qoka e radhës që kryeministri i bën ndonjë klani klientelist. Ky ligj tregon se Shqipëria do të bëhet vend grumbullimi për plehra, kërkohet që Shqipëria të bëhet depo plehrash. Është një ligj që në asnjë nen të tij nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave”, tha Klosi.
Deputeti hodhi idenë se ligji duhet të kalojë në referendum, që të vendosin shqiptarët për të, para se të votohet në Kuvend. Ai i kërkoi deputetëve të vojtojnë sot për fëmijët e tyre dhe për brezat që do vijnë.
“Plehrat janë kthyer në një gangrenë për Shqipërinë. Ky ligj duhet të jetë si asnjë tjetër, duhet të kërkojë referendum. Pse keni frikë nga opinioni shqiptar? Pse të mos i dëgjojmë para se të votojmë me kartonat që ata na i kanë dhënë në dorë? Votojmë një ligj që na ndikon të gjithëve. Deputetë mos e votoni ketë ligj, në emër të fëmijëve, prindërve e brezave që do vijnë”, shtoi deputeti i PS.
“Mbase nuk do jeni më në listat për deputetë se Berisha nuk do ju lejojë, por është më mirë”, tha Klosi më tej.
LIGJI I MBETJEVE NE KUVEND
Ora 10:40- Kuvendi ka nisur punimet e seancës plenare të së enjtes, ku pika më e rëndësishme është dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i rrëzuar pak ditë më parë me votat e maxhorancës në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Në rendin e ditës së punimeve të sotme parlamentare janë parashikuar dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve, si dhe p/vendimi për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Një pikë e rëndësishme e seancës së sotme janë dhe dy interpelanca të kërkuara nga deputetë të opozitës, ajo me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Importi i plehrave, tradhti kombëtare