E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogë në çatinë e furgonit, arrestohet 30-vjeçari

Një sasi droge është bllokuar në portin e Vlorës, e cila kishte destinacion vendin fqinj. Bëhet fjalë për rreth 60 kg, të cilat ishin paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një automjeti “Iveco” me targa italiane. Mjeti AA 312 AD është ndalur teksa do të kalonte traun doganor. Efektivë të antidrogës dhe policisë kufitare kanë kontrolluar pjesën e sipërme të tij, duke gjetur të mirësistemuar sasinë e hashashit të paketuar. Në kushtet e flagrancës është ndaluar 30-vjeçari Altin Deromema, i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Menjëherë është dokumentuar sasia e gjetur, e cila do të transportohej nëpërmjet tragetit të linjës për në Itali. Lënda është e tipit kanabis. Rasti më i fundit i ngjashëm në portin e Vlorës u shënua vetëm disa javë më parë, kur kanabisi u tentua të kalohej nëpërmjet autobusit të pasagjerëve të një prej agjencive që operojnë në transportin me Italinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›