E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 3 shqiptarëve, vidhnin ndërmarrjen ku punonin

Tre shqiptarë u arrestuan në Santa Croce Camerina nga efektivët e policisë së qendrës operative të Raguzës në Itali, për vjedhje në situatë të rënduar, në ndërmarrjen ku punonin. Në pranga përfunduan Blerim Koreshi, 34 vjeç; Erman Kola, 24 vjeç; dhe Artur Rrasa, 22 vjeç, banues në Vittoria, të cilët merreshin me agrikulturë në ndërmarrjen në fjalë, ndërsa nga verifikimet e policisë që të tre shqiptarët rezultuan të padënuar. Në makinën e tyre tip “Fiat” u gjetën mjete si pompë për heqjen e ujit, kompresorë dhe pajisje saldimi që nga saldatriçja dhe bateri si dhe pesticide të përdorura gjatë punës së tyre në ndërmarrjen e agrikulturës, që në total kapnin vlerën e 20 mijë eurove. Për këtë vepër tre shqiptarët u dërguan në ambientet e paraburgimit në Raguza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›