Ligji i prokurorisë merr firmën e Topit
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ligji parashikon që Ministria e Drejtësisë të inspektojë prokuroritë dhe raportin e saj ta paraqesë në Kuvend. Pikërisht kjo çështje ka patur debate dhe kontestime të shumta”
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje ligjin për Prokurorinë. Në faqen zyrtare të presidencës shkruhet se Presidenti e ka dekretuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8737, datë 12.02.2001 dhe "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë". Ligji për Prokurorinë u miratua në datë 29 dhjetor 2008 me 116 vota pro. Ligji u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që u kundërshtua në dy nene të tij nga kryeprokurorja Ina Rama. Edhe pse u pranuan një sërë vërejtesh të bëra nga ky insitucion si rikthimi në detyrë i prokurorëve që rezultojnë të pafajshëm, kreyeprokurorja përsëri nuk dha pëlqimin e saj. Ligji parashikon që Ministria e Drejtësisë të inspektojë prokuroritë dhe raportin e saj ta paraqesë në Kuvend. Pikërisht kjo çështje ka patur debate dhe kontestime të shumta. Gjithashtu Presidenti ka dekretuar dje edhe disa ndryshime në Kodin e Punës, Kodin e Procedurës Civile dhe Kodin e Procedurës Penale.
Ligji i Prokurorisë
Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, u kundërshtua ashpër nga grupet e interesit, por u votua me konsensusin e dy partive më të mëdha politike në vend. Kuvendi e miratoi këtë ligj me një shumicë absolute votash prej 116 kartonë jeshil të deputetëve, ku vetëm 2 votuan kundër, ndërsa 4 preferuan të mos japim vendim si dhe një deputet nuk mori pjesë. Kryeprokurorja Ina Rama, e ka kundërshtuar në disa pika ligjin e mazhorancës. Sipas Prokurorisë, ligji cënon pavarësinë e organit të akuzës veçanërisht me nenin 18 dhe 28 të tij. Në nenin 18 parashikohet shfuqizimi i nenit 36 të ligjin aktual i cili përcakton imunitetin e prokurorëve. Rama ka thënë se ky draft krijon mundësinë për abuzime pikërisht nisur nga fakti se autoriteti që mund të caktojë për kontrollin, ndalimin apo arrestimin nuk është vetëm prokurori por dhe policia gjyqësore. “Sipas dispozitës të procedurës penale është dhe policia gjyqësore e cila operon me ndalimin e individeve dhe pikërisht për këtë arbitraritet jemi kundër”, - ka thënë ajo. Ligji sa i përket Ina Ramës prek edhe imunitetin e prokurorëve, duke mos i mbrojtur ata nga procesi penal. Sipas përfaqësuesve të organit qendror të akuzës, një nen i tillë është vetëm derivat i dy ndryshimeve të para, të cilat jo vetëm lenë të pambrojtur prokurorët, por mbi të gjitha dobësojnë ndjeshëm pavarësinë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa neni 28 i ligjit, raporti për Prokurorinë i bërë nga Ministria e Drejtësisë, e paraqet këtë raport jo vetëm para Presidentit apo kryeprokurorit, por edhe Kuvendit të Shqipërisë. Sipas kryeprokurorores zbatimi i këtij neni e vendos organin e akuzës në kontroll të Qeverisë. Duke iu referuar nenit 28, sipas prokurorëve raporti në Kuvend i lë të hapura të gjitha mundësitë që me ligjin e ri të ngrihet Komisioni Kuvendor, i cili sipas kontrollit të ministrit të Drejtësisë të mund të shkarkojë edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Rama ka pohuar gjithashtu se është e pamundur që brenda një viti Ministria e Drejtësisë të kontrollojë punën e organit të akuzës në të gjithë Shqipërinë çka lë hapësira për konkluzione jo të drejta. Ndërsa për ministrin e Drejtësisë, Enkeled Alibeaj ligji i ri për Prokurorinë zgjidh disa çështje të hasura deri tani siç është ajo e hierarkisë dhe përfaqësimit, marrëdhënia vertikale mes prokurorëve dhe çështja e tretë e debatueshme në këtë ligj është çështja e konfliktit të interesit, e cila ka gjetur një rregullim deri tani që të plotësojë një element të munguar në legjislacionin shqiptar. Ligji është vlerësuar si pozitiv edhe nga paraardhësi i Ina Ramës. Theodhri Sollaku ka pohuar se ai i ka reflektuar vërejtjet e misioneve ndërkombëtare që asistojnë prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Sipas Sollakut presioni ndaj prokurorit të Përgjithshëm për pezullim është hequr dhe se drafti final është i standardeve evropiane dhe nuk mund të thuhet më se prokuroria tani kalon nën kontrollon e Ekzekutivit.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009