KQZ-ja ngrihet vetëm 4 muaj para zgjedhjeve
Autori i Lajmit: red.
Deri në mesin e muajit shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të jetë ngritur akoma. Konferenca e Kryetarëve ka lënë jashtë punimeve të Parlamentit ngritjen e KQZ-së për 3 javët në vazhdim edhe pse tashmë është caktuar edhe data e zgjedhjeve. Tashmë që ligji zgjedhor ka hyrë në fuqi dhe data e zgjedhjeve është dekretuar, 4 muaj para zgjedhjeve vendi është pa institucionin qëndror të administrimit zgjedhor. Ngritja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mendohej se do të ngrihej lehtësisht, pasi ligji zgjedhor i ndan anëtarët në mënyrë të prerë. Kështu dy anëtarë ka Partia Demokratike dhe po kaq Partia Socialiste, një anëtar ka Partia Socialdemokrate dhe një anëtar e ka Partia Republikane. Me Kodin e ri Zgjedhor kryetari i KQZ-së i përket mazhorancës por duhet të ketë edhe konsensusin e opozitës. Sipas ekspertëve të kodit zgjedhor ngritja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet bërë sa më parë pasi sistemi i ri proporcional rajonal i cili aplikohet për herë të parë në vendin tonë, kërkon një përgatitje të detajuar. Ndërkaq sipas burimeve nga Kuvendi, axhenda parlamentare pritet të nisë të hënën më 19 janar me hapjen zyrtare të sesionit të ri, i cili është dhe i fundit për këtë legjislaturë, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 qershor 2009. Kalendari trejavor i punës së Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme, të mbartura nga sesioni i mëparshëm, si p/ligji "për administratën gjyqësore", p/ligji "për gjykatat administrative", si dhe nisma të tjera të propozuara nga Qeveria që lidhen me projekte në infrastrukturë, ujësjellësa, etj. Konferenca e Kryetarëve vendosi që gjatë javës së ardhshme të zhvillohet vetëm seanca e ditës së hënë, ndërsa të enjten është rënë dakord që Kuvendi të mos mblidhet me qëllim që t iu jepet kohë komisioneve parlamentare të shqyrtojnë projektligjet e parashikuara. Gjithashtu, Konferenca miratoi dhe grafikun e raportimit vjetor në parlament të institucioneve kushtetuese dhe organeve të tjera në varësi të Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009