Si mund të bëhen më të dobishme pjesët e teksteve shkollore
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Të mësuarit në mënyrë të integruar është një nga hopet e arsimit shqiptar. Në gjuhën e popullit kjo do të thotë: “Me një gur të vrasësh dy zogj”, ndërsa me gjuhën e mësuesit do të thotë që me një fjalë t i përcjellësh nxënësit më shumë se një gjë e të arrish më shumë se një qëllim: edukim estetik; informim më të gjerë, zgjerim të fjalorit, kulturë gjuhësore, nxitje të fantazisë, nxitje të çdo forme të të menduarit,… dhe…dhe… padyshim edukim. Mirëpo, guri që niset për të vrarë dy zogj kërkon shenjues të zotin, ndryshe nuk vret asnjë…Dhe ndodh që në përpjekjen për t i dhënë nxënësit diçka plus, një temë të mos i përmbahet objektivit primar. Konkretisht, ndërsa shfletojmë gjuhën shqipe për klasën e shtatë, konstatojmë se disa herë pjesët e zgjedhura nuk kanë vendosur lidhjen organike me përfshirjen në një tekst të gjuhës dhe të leximit. E tillë është tema “Flasim për mjedisin” - pjesa “Mjedisi ku jetojmë. Një pjesë e tillë, ashtu siç është trajtuar, mund të trajtohej në një lëndë tjetër. Pyetjet që shtrohen rreth saj nuk kanë lidhje as me interesa gjuhësore dhe as letraro-artistike. Njohuritë për mjedisin janë jashtë objektivit të kësaj lënde (edhe pse për një pjesë që përveç efekteve gjuhësore, ofron edhe informacion të dobishëm, ky do të ishte një plus). Nuk mund të pretendosh se tema zhvillon aftësinë për të folur, pasi për kaq sa ofron pjesa, mundësia për të folur për njohuritë ekziston në të gjitha lëndët. Pjesa nuk është përzgjedhur nga ndonjë vlerë stilistike.
Pjesa mund të merrte vlera për lëndën, nëse do të shoqërohej me ushtrime që kërkojnë krahasime të kuptimeve leksikore, për të ndërtuar familjet leksikore: Përshembull: Çfarë do të thotë katastrofë? Ku ngjason dhe ku ndryshon katastrofa nga lufta? Ç do të thotë globale? Po rajonale? Çfarë marrëdhënieje mund të ndërtohet mes tyre, jo vetëm për mjedisin por edhe për fenomene e ngjarje të tjera? Mund të ofrohen pastaj shembuj ku del më mirë kuptimi i këtyre fjalëve si kultura globale- kultura rajonale; globalizim i jetës- jeta e lokalizuar etj. Gjithnjë përmes shembujsh të thjeshtë e të prekshëm për nxënësit.
Pjesa tjetër “Shtëpia fluturuese”, e shkrimtarit për fëmijë Xhano Rodari zë tri faqe dhe vetëm një gisht detyra rreth saj, kur mund të dilnin shumë të tilla. Ndërsa shprehja: “Pasi ta keni lexuar romanin, bëni një bisedë letrare rreth tij”, është t i bësh bisht situatave që duhet të ndërtohen për të bërë nxënësin një lexues përfitues. Ndërsa tek pjesa pasuese “Zgjidhet misteri i origjinës së Hënës” , në dy rreshta në fund të saj është koncentruar një detyrë e vërtetë me dobi të shumëfishtë edhe gjuhësore si kjo: Gjeni dhe shkruani një fjalor me rreth 20 fjalë nga fusha: e artit; e gjuhësisë; e historisë; e kozmosit. Më pas pjesa e titulluar “Guva”, shkëputur nga seria “Harry Poter…”, tregon një histori e cila pa një parathënie shpjeguese të ngjarjes nuk mund të kuptohet as nga një i rritur. Ndonëse tek detyrat thuhet se nxënësit do të lexojnë romanin për të bërë një bisedë letrare, është e qartë se librat voluminozë si “Harri…” nuk mund të lexohen nga të gjithë fëmijët dhe koha më e mirë e leximit të tyre do të ishte gjatë pushimeve verore. Për këtë arsye, librat e vitit pasues duhet t u rekomandohen nxënësve që në fund të vitit të mëparshëm.
(Shënim: Tekstet dhe pjesët e marra për ilustrim, janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme).
Shpjegimi i përemrave, si në një tekst të gjuhës së huaj!
Ndodh edhe kështu. Hapësirat e faqeve nuk shfrytëzohen siç duhet duke i mbushur me figura të panevojshme. I tillë është ilustrimi që presupozohet të ndihmojë nxënësit të përvetësojnë më mirë kuptimin e përemrave vetorë. Të duket sikur ke përpara tekstin e një gjuhe të huaj: Por një nxënës 12 vjeç s ka nevojë për një gisht të drejtuar ndaj tjetrit, që të kuptojë fjalën “ti” apo “ata” në gjuhën amtare, kuptimin e të cilave e ka njohur rreth moshës 2.5-3 vjeçare dhe ka përdorur pa diskutim të gjitha format e vetorëve në moshën 4-vjeçare. Akoma më të çuditshme bëhen këto ilustrime, kur nuk shprehin gjendjet që pretendohen. “Ato janë të trishtuara” është diçitura e një fotoje që tregon dy vajza të frikësuara. Ndërsa fjalia “ti je i trishtuar” është një shprehje skolareske, false, pasi zakonisht ndjenjat dhe gjendjet personale shprehen në vetën e parë, ndërsa, kur i drejtohen bashkëfolësit, zakonisht folja është në habitore (Qenke i trishtuar sot) ose në dëshirore (Qofsh i gëzuar mot e jetë!) Në vetën e tretë është ndryshe; Këtu përdoren rrëfimet dëftore (me foljen në këtë mënyrë).
Ilustrim
Bashkëbisedojmë
-Flisni për problemet e mjedisit sot
-Cilat janë problemet globale të mjedisit?
-Cilat janë problemet rajonale?
-Cilat janë problemet e mjedisit ku ju jetoni?
-Cilat janë dëmet që vijnë nga katastrofat?
Cilat janë dëmet që vijnë nga luftërat?
Cilat janë dëmet që vijnë nga ndotjet e mjedisit prej mbeturinave?
-Çfarë zgjidhjeje këshilloni?
Shembulli
Kinemaja, një rubrikë interesante, por pa ushtrime interesante
Tek rubrika “Bota e Medias dhe e Ekranit” në tekstin “Gjuhë Shqipe VI”, është interesante përfshirja e një teme të tillë siç është filmi. Vërtet interesante sepse është më e lehtë të tërheqësh interesimin e fëmijës në interpretimin e një filmi, sesa të një libri. Në tekst është sjellë për ilustrim filmi “Lulëkuqet mbi mure”, një nga filmat më të mëdhenj që ka prodhuar Kinostudioja Shqiptare. Por, kur arrin tek objektivi i orës së mësimit, ke pritur shumë dhe zhgënjehesh: Nxënësit i kërkohet të ketë vëmendje mbi disa të dhëna të filmit si skenari, regjia, montazhi, muzika dhe rolet. Por harrohet t i shpjegohet se çfarë është skenari, regjia, montazhi (në vija të trasha), çfarë roli luajnë në një film këto dhe muzika e filmit, ku dallohen personazhet kryesore (protagonistë) nga personazhet e dyta e të treta apo figurantët? Fëmijët mund të tërhiqeshin në një bisedë zhvilluese duke i pyetur: “Çfarë na tërheq vëmendjen në një film?” apo duke i nxitur të flasin për rolin e fjalës në raport me figurën (mimikën, veprimet, sjelljet e personazheve dhe sfondin). Fëmijët mund të përfshiheshin në situata imagjinative si kjo: “Zgjidhja që jep regjisori, si mund të ishte ndryshe? Ju ka ndodhur që në fund të një filmi, jeni dëshpëruar me fatin e një personazhi dhe keni menduar: “Sa keq që mbaroi kështu! Unë nuk do të doja të mbaronte kështu”. Bëni ju skenarin tuaj se si do ta mbyllnit një film”.
Mendojmë se rubrika ngacmuese si kjo e kinemasë duhet të zënë më tepër vend në tekste, madje duke shtuar edhe pyetje për teatrin si dhe profesione të tjera që lidhen me artin e fjalës.
Kuriozitete të gabuara
Në kapitullin “Leksikologji” jepet një kuriozitet: Fëmijët e moshës suaj njohin 2000-2500 fjalë dhe përdorin rreth 1000 fjalë, ndërsa të rriturit dinë 10-20 000 fjalë dhe përdorin më shumë se 2000-3000 fjalë.
Nuk dimë se ku gjenden këto kuriozitete, pasi që tek mosha 4-vjeçare njihen kaq fjalë sa ofrohen për një nxënës 12-vjeçar dhe për 6-vjeçarin studimet ndërkombëtare tregojnë se njeh rreth 3-6 mijë fjalë.
Mësuesja e gjuhës në shkollën “Bajram Curri”, Zana Orozi
“Tekstet plot gabime gramatikore dhe mospërputhje me programin”
“ Instituti i Kurrikulave, një model i keq për ne”
“Tek lënda e gjuhës, në formë dhe në përmbajtje nuk ka ndryshim të madh nga teksti i klasës së tetë. Vjen ngarkesa dhe vështirësia butë, është e asimilueshme. Por, për të gjykuar më mirë se si janë dhe se si duhet të jenë tekstet e vitit të 9-të, duhet të njohim programet e vitit të parë gjimnaz, çfarë ka marrë prej tyre, çfarë ka lënë dhe çfarë lidhjeje do të ketë me programin e vitit të dhjetë (klasa e parë gjimnaz vitin tjetër). Kurse ne dimë vetëm se nga vijmë, dimë tekstet e klasës së tetë se si janë, por nuk dimë se ku shkojmë”. Kështu shprehet Zana Orozi, mësuese e gjuhës në shkollën 9-Vjeçare “Bajram Curri”. Ajo thotë se ka mospërputhje midis programit dhe tekstit. Hartuesit e programeve nuk bashkëpunojnë me grupet e mësuesve që hartojnë tekstet. Kështu, fjalinë e përbërë e hoqën në mënyrë të pakuptimtë në klasën e shtatë, nuk u fut as në tekst, as në program. Ajo shton se programet janë të padetajuara dhe në vend që ta ndihmojnë mësuesin, i hapin punë. Përshembull, programi të thotë 22 orë sintaksë dhe duhen precizuar orët për çdo çështje. Kështu, një mësues i jep shumë hapësirë një çështjeje e shumë pak një tjetre dhe mbi të gjitha, atij i duhet vetë të mbushë programin. Disa shtëpi botuese e kanë zbërthyer edhe programin, e kanë detajuar, për t i ardhur në ndihmë mësuesit, por nuk e kanë bërë të gjitha shtëpitë këtë. Po ashtu, tekstet janë me gabime gramatikore. “U kam thënë në Institutin e Kurrikulave se janë një model i keq për ne”, shprehet zysha Orozi.
Për reformën e shoqëruar me ndryshimet e herëpasherëshme të teksteve, së fundi, me futjen e klasës së nëntë dhe kalimin në ciklin fillor të klasës së pestë, mësuesja e gjuhës thotë: “Këtu vrapohet për të bërë një program, nxitohet për të bërë një tekst, se o burra erdhi viti dhe si përfundim, ne nuk dimë ku jemi”.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009