Mësues! Argëtoje nxënësin tënd të vogël, me librat plot aventura
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Çfarë letërsie u ofrohet nxënësve të vegjël në shkollat tona? Një vështrim mbi disa tema nuk mjaftojnë për një vlerësim kompleks, por krijojnë një ide mbi këtë realitet: Fëmijëve u jepet të lexojnë letërsinë për të rritur, edhe pse mundohet të vijë e përshtatur për ta. Por, nëse kërkojmë t u futim fëmijëve dashurinë për letërsinë artistike, duhet t u servirim pikërisht letërsinë e dedikuar për moshën e tyre. ÇDO LETERSI NE KOHEN E SAJ
Mësuesit e 9-vjeçares nuk e njohin mirë letërsinë për fëmijë
Mësuesit e gjuhë-leximit të 9-vjeçareve, që kemi pyetur në konfidencë, kanë pranuar se as ata vetë nuk kanë lexuar “dhe aq” letërsi për fëmijë dhe se në përgjithësi njohin letërsinë përfaqësuese shqiptare e të huaj për të rritur. Sipas tyre, kjo vjen ngaqë këtë letërsi kanë studiuar në bankat e shkollës që kur kanë qenë fëmijë e pastaj në auditoret e fakultetit e në vitet e mësimdhënies. Mirëpo, tekstet kanë filluar të ndryshojnë dora-dorës dhe letërsia për fëmijë e ka thyer akullin. Një tjetër tekst i klasës së gjashtë të cilin kemi parë këto ditë, ndryshonte ndjeshëm nga modeli i parë. Aty, interesat e fëmijëve, bota e tyre përfaqësohej më mirë përmes pjesëve të zgjedhura. Përveç gjetjes artistike dhe karakterit edukativ, këto pjesë ishin argëtuese dhe fantazinxitëse. Vërtet është shkollë, por nuk duhet harruar kurrë se grishja më e madhe drejt artit dhe letërsisë është ARGETIMI. Dhe mësuesi i mirë e ndjen se nuk ka gjë më sadisfaksinonuese sesa t i mësosh nxënësit duke i argëtuar me mësimin. Kjo është përtej mësimit, përtej punës, është pasion që do të mbajë gjallë në vazhdimësi interesin e njeriut për leximin. Ndryshimi fillon në kokat e të rriturve, të autorëve të teksteve dhe mësuesve: “Leximi i sforcuar nuk jep fryte. Shkolla duhet bërë sa më argëtuese”.
Tekstet alternative, nxënësit nuk mësojnë të njëjtët autorë
“Programi nuk ka përcaktuar se cilët autorë do të bëhen dhe ky është gabimi më i madh”, -shprehet një mësues me mbi 30 vjet përvojë pune. Sikurse kolegë të tjerë të tij, pranon se, ngaqë në shkolla të ndryshme punohet me tekste të ndryshme, fëmijët nuk njohin të njëjtët autorë. Po kështu, programi nuk të përcakton se sa orë me autorë shqiptarë dhe sa me autorë të huaj duhen të zhvillohen. Programi jep vetëm totalin prej 70 orësh (Kl.VI). Kështu lë hapësirë që hartuesit e teksteve të përcaktojnë vetë këto raporte edhe sikur t u duhet të fusin 99% letërsi të huaj dhe 1%letërsi shqipe apo anasjelltas.
Mësues apo drejtorë të tjerë përpiqen të zbusin problemet e teksteve nën “velin” e zgjedhjes: “Vetë i kanë zgjedhur”. Rezultati: Në tekste të ndryshme gjen autorë të ndryshëm dhe fëmijët e shkollave të ndryshme nuk kanë njohje për të njëjtët autorë, qoftë edhe për një grupim përfaqësues. Por drejtoresha e “Edit h Durham” thotë se nuk është e nevojshme që nxënësit të njohin të njëjtët autorë, se e rëndësishme është që me pjesët e zgjedhura, nxënësit të arrijnë të njëjtat standarde si aftësia për të analizuar një vepër, një personazh, për ta komentuar, etj. Një tjetër mësues, pason mendimin e saj, se letërsia nuk është qëllim në vetvete dhe nuk ka rëndësi se çfarë lexon nxënësi, por si e lexon dhe çfarë nxjerr nga kjo. Gjithashtu ai thotë se nuk shikon asgjë të keqe që fëmijëve t u jepen pjesë nga letërsia për të rritur me vlera të mëdha si “Plaka Nicë” pjesë e shkëputur nga vepra e Kadaresë (Gejenerali i Ushtrisë së Vdekur…” e që e konsideron se ka vlerat e saj edhe për fëmijë.
Mirëpo mësuesit dhe drejtuesit e shkollave as këtu nuk janë në një mendje; Një prej mësueseve të shkollës “Ramazan Jarani” u shpreh për “Ballkan” se materialet në tekste duhet të hyjnë të përzgjedhura, në mënyrë që nxënësit t i serviret pjesa më me vlerë e krijimtarisë, përshtatur moshës së tij. “Nëse atij nuk i serviret ajka e letërsisë, nuk do të mund të njohë, shijojë dhe kuptojë cilësinë e krijimtarisë e cila pastaj ushqen edhe fantazinë e tij. Domosdo që duhet të ketë një bërthamë letërsie që çdo fëmije duhet ta lexojë”. Sidoqoftë, në tekste nuk mungojnë pjesë të përzgjedhura me vlera të shumëfishta, të cilat janë suprizat e tyre.
Por, gjithsesi, në shkollat 9-vjeçare nuk bëhet sa duhet letërsi e mirëfilltë për fëmijë (që duhet të zinte pjesën e luanit). Madje, lënda e leximit letrar nuk ekziston më si e tillë (është përfshirë brenda “gjuhës shqipe” dhe krijimtaria letrare aty alternohet me pjesë të tjera me karakter dokumentar, historik, moralizues, etj. Eshtë interesante përfshirja e ndonjë poezie për fëmijërinë, si ajo e Ervin Hatibit, por që autorët e tekstit, në vend të ndërtojnë kërkesa që t i bëjnë fëmijët të zbulojnë ato ngjarje, detaje, ëndrra, lojëra e dëshira, që tregojnë se janë ende fëmijë, u japin detyra si kjo: “Edhe mua më ndjek pas fëminia”, detyrë e cila mund të jepej në klasën e 8-të ose të 9-të e kur kërkohet një refleksion për një moshë që shkoi, por kurrësesi në klasën e gjashtë.
Zana Orozi: Fëmijëve të 9-vjeçares u kërkohet të zbërthejnë letërsinë për të rritur
“Pavarësisht nga mosha, nxënësve në shkollat tona u jepen për lexim brenda programit të njëjtët autorë; autorë që bëhen në gjimnaz, i gjen edhe në 9-vjeçare. Fëmijëve të nivelit të 9-vjeçares u kërkohet të kuptojnë letërsinë për të rritur. Romane të moshës së rritur janë përfshirë në tekstet me të cilat punojmë,-shprehet mësuesja e gjuhës e gjimnazit “Bajram Curri”, Zana Orozi. Këto romane janë krejt të papërshtatshme për zhvillimin mendor të nxënësve të kësaj moshe, jashtë psikologjisë dhe interesave të tyre”. Këtij opinioni të mësueses ne do t i shtonim edhe këtë pyetje drejtuar autorëve të këtyre teksteve: “Nëse ju besoni, se nxënësi i 9-vjeçares (më parë i 8-vjeçares) është në gjendje të kuptojë, të shijojë e të analizojë letërsinë për të rritur, atëherë pse të mos i japim të lexojë edhe letërsi erotike si pjesë e saj?!...Ja pra, që nxënësit nuk kanë moshë për letërsi madhore. Për këtë arsye, midis teksteve alternative, duhet bërë kujdes që të përzgjidhen ata që kanë në përqindje më të madhe letërsi për fëmijë. Dhe mësuesit me formim të mirë pedagogjik e psikologjik, kanë përzgjedhur pikërisht tekste ku ka më shumë autorë për fëmijë.
Mësuesja e “Asim Vokshit”
Hiletë e shtëpive botuese
“Shtëpitë botuese duhet t i marrin programet paraprakisht. Kur kemi zgjedhur tekstet, natyrisht nuk e kemi parë librin faqe për faqe, se nuk del koha, por kemi parë autorët që janë përfshirë në fund të librit. Atje kanë shënuar edhe disa autorë, që brenda në libër mungojnë”. Sipas mësueses së gjuhës dhe letërsisë në shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, kjo është një hile që të gënjen në zgjedhjen e librit.
Drejtoresha e Edith Durham”
“Më shumë gjuhë shqipe, se inteligjenca nuk po di të shkruajë”
Ndërsa leximi dhe gjuha janë shkrirë në shkollat 9-vjeçare në një lëndë të vetme, shtrirja e kësaj lënde në të gjitha ditët e javës shihet si pozitive prej mësuesve. Shoqëria jonë ka ndeshur në fenomenin problematik të padijes për të shkruar mirë gjuhën e saj dhe për drejtoreshën e”Edit h Durham”, Luljeta Minarolli, kjo ul vlerat e një njeriu, sidomos intelektualit me kapacitete në fusha të tjera, por që nuk është në gjendje të shkruajë një mendim ashtu siç duhet. Për këtë arsye, pjesët në lexim tashmë nuk jepen vetëm për hir të një komenti letrar, por edhe për t i parë nga ana gjuhësore se si është ndërtuar, me çfarë mjetesh ka operuar autori etj. Minarolli thotë se këndvështrimi i ri i lëndës synon t u japë nxënësve një kulturë gjuhësore, duke mos e parë më atë ngushtësisht si qëllim në vetvete, se çfarë është kryefjala e kallzuesi etj, pasi me to ngushtësisht do të merren specialistët, por për të vënë njohuritë gramatikore në përdorim, për të zhdërvjelltësuar komunikimin me shkrim dhe me gojë. Drejtoresha shton se as leximi nuk është më qëllim në vetvete. Këto njohuri të integruara gjuhë dhe lexim synojnë të njëjtën gjë: ta bëjnë nxënësin një përdorues të mirë të mjeteve gjuhësore e të ndërgjegjësojë që të çmojë këtë pasuri si mjet komunikimi dhe krijimtarie. “Nëpërmjet gjuhës arrihet tek zbërthimi i një pjese letrare dhe nëpërmjet pjesës letrare ofrohet modeli i përdorimit të bukur të gjuhës”, përfundon drejtoresha që është edhe vetë një zyshë e gjuhës dhe e letërsisë.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009