E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, gjendet i vetëvarur në shtëpi 48-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
I ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm një 48-vjeçar në Rubik të Mirditës. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Mirditës, të cilat thanë se viktima është Anton Preng Doda, 48 vjeç, i cili është vetëvarur me litar në shtëpinë e tij. Trupi i pajetë i 48-vjeçarit është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë njoftuar policinë. Ngjarja siç mësohet nga burime policore, ka ndodhur në fshatin Rreja e Zezë, në periferi të qytetit të Rubikut, në Mirditë. Burime zyrtare të policisë thanë se Doda dyshohet t i ketë dhënë fund jetës në një moment të rëndë mendor, i ardhur si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, duke marrë dhe dëshmitë e familjarëve, që e gjetën trupin e pajetë.

Ky lajm është publikuar: 16/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›