Ligji i ri, hetim dhuratave dhe borxheve të zyrtarëve

Kryetari i ILDKP, Adriatik Llalla dhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
Inspektorati i Pasurive do të kontrollojë pa formalitete gjyqtarët e prokurorët.
Halimi-Llalla firmosin, ILDKP kontroll online në hipoteka.
Inspektorati i Kontrollit të Pasurive do ta ketë më të lehtë hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve pas një marrëveshjeje të nënshkruar dje me Ministrinë e Drejtësisë. Ministri Eduard Halimi dhe kreu i Inspektoratit të Pasurive, Adriatik Llalla, nënshkruan memorandumin që lejon ILDKP-në të futet në databasen e Zyrës së Regjistrimit të Paluajtshme dhe të verifikojë në kohë reale pasuritë e një zyrtari të dyshuar. “Sistemi dixhital i pasurive të paluajtshme, nga sot i vihet në dispozicion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në mënyre që të gjitha pasuritë e nëpunësve publikë, të familjarëve të tyre dhe të personave të lidhur të verifikohen online brenda pak minutave”, tha dje Ministria e Drejtësisë. Sipas saj, nëse më parë Inspektorati duhej t’i drejtohej me shkresa Hipotekës dhe të priste përgjigje për informacionin e kërkuar, tashmë gjithçka realizohet online në një kohë më të shpejtë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)