Ligji i ri për SHISH, kufizim të mandatit për drejtuesit e këtij institucioni

Shumica parlamentare vendos një mandat 5 vjeçar për Drejtorin dhe Zv/drejtorin e shërbimit informativ shtetëror. Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë ka prezantuar ndryshimet në ligjin për SHISH, ndryshime që përfshijnë edhe kufizimin e mandatit për drejtuesit e këtij institucioni. Këto ndryshime prekin drejtpërdrejtë Bahri Shaqirin i cili në 27-01-2005 është dekretuar si Drejtor i Shërbimit Informativ dhe Ylli Alushin i cili që prej vitit 2003, është Zv/Drejtor i SHISH.Ndërkaq kryeministri ka saktësuar se procedura e emërimit të drejtorit dhe zvdrejtorit të SHISH do të vazhdojë të jetë e njëjtë ata do të dekretohen nga presidenti me propozim të kryeministrit....