PD: Vlerësojmë dokumentin e Strasburgut dhe mirëpresim ofertën e Edi Ramës për vijimin e dialogut në Parlament
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi ka shprehur sot vlerësimet e mazhorancës për përfundimet që jepen në projektrezolutën e Këshililt të Evropës, dokument që do të diskutohet në seancë plenare 27 janarin e ardhshëm. Ai ka konfirmuar gatishmërinë e së djathtës për të kontribuar në zhvillimin e një dialogu parlamentar, ndërkohë që në mënyrë suprizë ka përshëndetur deklarimin e parë të Edi Ramës, se e majta ishte e gatshmë të kthehej në parlament, në rast se do të arrihej një marrëveshje lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.Deklaratat duken paraprake e ka të ngjarë të shoqërohen edhe me lëvizje të reja politike në ditët në vijim, megjithatë, duket se rezoluta e KE-së ka dënuar njëherë e mirë bojkotin që po promovon prej kohësh Edi Rama. Ja deklarata e plotë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit PatoziJam ketu sot qe ne emer te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike te shpreh vleresimin per projekt-rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, e cila kerkon pjesemarrjen e opozites ne parlament si dhe ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e fundit ne Shqiperi. Deshiroj qe me kete rast, te pershendes qendrimin e shprehur sot publikisht te kryetarit te Partise Socialiste, zotit Edi Rama, ne mbeshtetje te ketyre kerkesave. Mazhoranca, qe qeveris vendin, ashtu sic ka deklaruar edhe here te tjera, eshte e gatshme qe t’i jape opozites shumicen ne kete komision parlametar. Ne jemi plotesisht dakord per nje hetim te plote dhe te ndershem, ne perputhje me kushtetuten, ligjet e vendit dhe rregullat e shtetit ligjor. Me duhet te theksoj gjithashtu, se kjo mazhorance ka qene dhe vazhdon te jete e hapur per dialog me opoziten, por ky komunikim duhet te zhvillohet ne rrafshin institucional, dhe jo ne rruge....