E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, sot u shënua temperatura rekord për Dimrin

BUKURESHT - Kolona e zhivës mëngjesin e sotëm në Miercurea Ciuc, në qendër të Rumanisë shënoi minus 25 gradë Celsius, çka përbën temperaturën rekord për stinën. Burime meteorologjike rumune bëjnë të ditur se temperatura do të vazhdojë të ulet në kontenë Harghita. Të tilla temperatura janë normale për Harghitan, e quajtur ndryshe edhe si ''Siberia e vogël'' apo Poli i Ngrirë rumun i Veriut. Minimumi absolut në këtë konte ka qenë minus 38,4 gradë Celsius, regjistruar në vitin 1985. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›