Serbi, Tadic akuzoi Mesic për nxitje lufte
BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka akuzuar presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, për luftënxitje, dy ditë pasi zoti Mesic tha se do të ndërhynte ushtarakisht nëse serbët në Bosnje bëjnë lëvizje drejt ndarjes. Tadic tha se deklarata e Mesicit paraqet kërcënim për sigurinë dhe nxitje për luftë, duke shtuar se për këtë çështje do ta njoftoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Komentet e presidentit Stipe Mesic u bënë lidhur me kërcënimet aktuale të liderit serb të Bosnjës, Millan Dodik, për mbajtjen e referendumit për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina. (d.b/BalkanWeb)