Ligji i ri, si do të ushtrohet profesioni i inxhinierit të ndërtimit dhe arkitektit
Për shkelje në fushën e projektimit profesionisti gjobitet deri në 500 mijë lekë.
Ervin KOÇI
Të gjithë ata profesionistë të lirë që ushtrojnë profesionin e inxhinierit të ndërtimit ose arkitektit, këtej e tutje do të funksionojnë mbi bazën e ligji të ri. Ky i fundit edhe pse deri tani është vetëm në formën e një drafti të hartuar prej ekspertëve të fushës, do të përcaktojë qartë “Kodin e Etikës”, si dhe mënyrën se si do të funksionojnë këto profesione të lira. E reja qëndron në faktin se këto profesione të lira pas futjes në fuqi të këtij ligji do të vihen nën kontroll nga strukturat e shtetit, duke u kontrolluar dhe duke pësuar dhe sanksione në rastet kur kryejnë kundravajtje ligjore me profesionin e tyre. Për këtë qëllim është hartuar një kuadër ligjor i plotë, Kodi i Etikës, si dhe rregullorja përkatëse. Hartuesit kanë parë të domosdoshëm krijimin e rregullave për të detyruar çdo profesionist në ushtrimin e aktivitetit të tij, të njohë të drejtën e profesionit. Si kusht është vendosur përjashtimi nga përfitimet personale të paligjshme, mënjanimi i konfliktit të interesit, ruajtja e etikës profesionale si dhe ruajtja e së drejtës së autorit. Për hartimin e tyre referencë është marrë kuadri ligjor italian dhe kodi i deontologjisë amerikane.
Funksioni i deritanishëm
Mungesa e një kuadri të tillë, sipas hartuesve të tij, ka sjellë mosrespektimin deri më sot në shumë raste të normave të deontologjisë si pasojë dhe sjelljen e shumë anomalive në marrëdhëniet brenda profesionit të lirë të inxhinierit, me entet publike për të cilat deri më sot asnjë akt ligjor e nen ligjor në fuqi nuk i trajton. “Mungesa e këtyre akteve ka sjellë që shumë marrëdhënie midis profesionistëve të lirë, midis tyre dhe publikut e enteve publike kanë qenë të ndërtuar jo mbi bazën e principeve deontologjike, gjë që ka sjellë në të shumtën e rasteve komprometimin e interesit publik nga gabime të pandreqshme dhe duke mos garantuar vazhdimësinë dhe rregullimin e aktivitetit”, - shprehen hartuesit në relacion. Aktualisht aktet ligjore e nënligjore në fuqi për rastet e shkeljeve e mangësive profesionale, për mos konformitet me dinjitetin dhe nderin, sipas ekspertëve, parashikohen në disa nene të Kodit Civil. Ndërsa pjesa e detyrimeve dhe sipërmarrja dhe masa administrative janë të përcaktuara në ligjin për kundërvajtjet administrative, si dhe sanksionet e përcaktuara në rregulloren për procedurat dhe dhënien e lejeve për ushtrimin e profesionit. “Në të gjitha këto akte nuk janë të shprehura saktësisht detyrimet që duhet të kenë profesionistët dhe masat ndëshkuese që duhen marrë, por dhe ato që janë të sanksionuara nuk zbatohen”,- theksojnë hartuesit. Hartimi i këtyre akteve plotëson kuadrin rregullator në fuqi, i cili për rastet e shkeljeve dhe mangësive ku profesionisti është subjekt i disa sanksioneve disiplinore.
Sanksionet
Sipas formës së shkeljes së rregullave dhe pasojave që sjell kjo shkelje në këtë kuadër ligjor është përcaktuar dhe lloji i sanksionit. Në rast përsëritjeje, gjithashtu, janë parashikuar dhe hapat e mëtejshme të sanksioneve që ndërmerren. Sipas kreut të tretë të ligjit, pranë Këshillit Kombëtar dhe Këshillave rajonale funksionojnë Komisionet Disiplinore, që janë organe të gjykimit profesional. Vendimet e tyre, sipas këtij ligji, janë të apelueshme në Komisionin Disiplinor të Këshillit Kombëtar, i cili ushtron kompetenca të shkallës së dytë. Masat që jepen kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje ose gabime të karakterit teknik në fushën e projektimit ose zbatimit, janë vërejtje me shkrim, pezullim për 6 muaj, gjobë nga 100 deri në 500 mijë lekë dhe përjashtim i përkohshëm nga Urdhri i Inxhinierit dhe arkitektit për një periudhë 1 deri 2-vjeçare. Përveç këtyre, Komisioni ka të drejtë të caktojë një rikualifikim me seanca dëgjimore. Vendimi i Komisionit Disiplinor të Këshillit Kombëtar është i formës së prerë. Për gjobën ose përjashtimin nga urdhri, personi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.
Funksionimi
Urdhri i Inxhinierit dhe Arkitektit, sipas këtij drafti, do të krijohet në 4 rajone. Secili prej tyre ka Këshillin rajonal të Urdhrit dhe regjistrin e tij. Ndarja është bërë e tillë që në rajonin e parë të përfshihen qarku Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Në rajonin e dytë do të përfshihet qarku Tiranë dhe Durrës. Ndërsa, në rajonin e tretë përfshihen qarku Vlorë, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Rajoni i katërt ndërkaq, përfshin Korçën dhe Elbasanin. Urdhri do të ketë buxhetin e tij që e administron vetë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi. Sipas draftit, burimet e financimit janë kuotizacioni i anëtarëve, tarifat e regjistrimit dhe të dhënies së të drejtës individuale për ushtrimin e profesionit, donacione të ndryshmeve, të ardhura të tjera të ligjshme. Të ardhurat e realizuara gjatë veprimtarisë, Urdhri i përdor për të përmbushur misionin e tij të caktuar me këtë ligj. Miratimi i këtij kuadri ligjor do të çojë në ndërtimin e raporteve të drejta midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, midis entit publik dhe atij privat, si dhe minimizimin e korrupsionit monetar dhe moral. “Mendojmë se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të vihen në një rrugë ligjore duke e përshtatur me legjislacionin evropian”, - theksohet në relacion.
26 Qershor 2009