Ligji i ri zviceran, jo aq i keq

Asnjëherë nuk ka pasur punë më shumë Remzi Haziri. Numër i madh i qytetarëve kërkon ndihmë në zyrën e tij, duke u interesuar për fatin e pensioneve të tyre që marrin nga shteti i Zvicrës. “Ka pasur shumë paqartësi dhe keqkuptime. Mungesa e informimit të drejtë ka shkaktuar panik ndër qytetarë. Jam detyruar që disa herë të thërras edhe në qendrat si Gjeneva dhe Berna, për t’i siguruar qytetarët se nuk do të kenë probleme me pensionet e tyre”, thotë përkthyesi zyrtar i gjuhës gjermane, Remzi Haziri. Ai e ka përkthyer ligjin e ri zviceran në gjuhën shqipe dhe me të i njofton të gjithë të interesuarit.
“Është e vërtetë që nga 1 prilli i këtij viti qytetarët tanë me punë në Zvicër, të cilët fitojnë të drejtën në pension, nuk do të mund të jenë përfitues të pensionit nëse kthehen në Kosovë, por kjo nuk paraqet kurrfarë problemi për ata që kanë fituar këtë të drejtë para kësaj date”, thotë përkthyesi Haziri, i cili duke komentuar ligjin e ri zviceran, beson shumë se nga ai do të përfitojnë më shumë kosovarët. “Ligji i ri zviceran për pensionet ka anuluar marrëveshjen ndërshtetërore ndërmjet Zvicrës dhe Jugosllavisë të nënshkruar në vitin 1962. Sipas këtij ligji të ri, kosovarët që kanë punuar në Zvicër më shumë se një vjet, nuk kanë nevojë të presin moshën 65-vjeçare për të përfituar nga kontributet e tyre. Ata mund të aplikojnë menjëherë dhe t’i marrin këto mjetet që u takojnë”, thotë Haziri.
Për këtë nuk ka humbur kohë as Kadri Matoshi, nga fshati Greme i komunës së Ferizajt. Ai ka aplikuar që të përfitojë nga kontributet e tij dhënë shtetit të Zvicrës. “Në Zvicër kam punuar mbi dhjetë vjet. Paratë më mirë do t’i shfrytëzoj tash se në kohën kur do t’i mbushja 65 vjet. Me atë shumë që më takon mund të zhvilloj ndonjë biznes, por edhe mund t’i shfrytëzoj për të plotësuar ndonjë nevojë më të madhe”, shprehej Matoshi, i gëzuar që nuk ka nevojë të presë edhe disa vite për ta gëzuar të drejtën e tij në kontribute. Matoshi llogariste se për këto vite mund të merrte mbi 30 mijë euro.
Përkthyesi Haziri, duke interpretuar ligjin e ri zviceran mbi pensionet, ishte i bindur se me këtë do të përfitojnë jo vetëm kosovarët që kanë punuar më parë në Zvicër, por edhe administrata shtetërore e Kosovës dhe sistemi bankar. “Është numër i madh i kosovarëve që kanë punuar përkohësisht në Zvicër. Ata tash duhet të rregullojnë dokumentet e shumta për të përfituar nga kontributet e tyre. Kështu përfiton administrata dhe sistemi bankar”, shprehej i bindur përkthyesi Haziri. Ai nuk shihte rrezik as për faktin se qytetarët në Zvicër tash e tutje për të gëzuar pensionet duhet të jenë me qëndrim të përhershëm në Zvicër. “Ata që duan të kthehen në Kosovë, nuk kanë nevojë që kontributet e tyre t’i marrin në formë pensioni. Nëse vendosin të kthehen në Kosovë, shteti zviceran ua paguan kontributet në kesh”, thotë përkthyesi Haziri.