E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti ia dorëzon medaljen familjes Rrahmani

Presidenti Fatmir Sejdiu priti sot familjarët e dëshmorit Ismet Rrahmani nga Açareva e Skënderajt.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu ia dorëzoi nënës së Ismetit, Cyme Rrahmani, Medaljen “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari”, e cila i është ndarë kohë më parë këtij dëshmori për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në një takim të përzemërt me familjarët, presidenti Sejdiu vlerësoi lart kontributin dhe luftën për liri, pavarësi e demokraci të dëshmorit Ismet Rrahmani”, thuhet në një komunikatë shtypi të Presidencës. Sejdiu ka shtuar se sakrifica e Rrahmanit dhe e dëshmorëve të tjerë do të mbetet përherë në kujtesën e popullit dhe do të vlerësohet nga institucionet e vendit.

Nga ana e tyre, familjarët e dëshmorit Ismet Rrahmani falënderuan Presidentin Sejdiu për dekoratën dhe për kujdesin e vazhdueshëm për të gjithë ata që për lirinë dhe pavarësinë e vendit bënë sakrificën më sublime.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›