"Ligji i shtetesise per emigrantet ne Greqi, kontribut per integrimin e tyre"
Gjate vizites se tij zyrtare ne Shqiperi, ministri i Mbrojtjes se Qytetareve te Greqise, Mihalis Kristoforidhis zhvilloi paraditen e djeshme, nje takim me kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen, kreu i ekzekutivit shqiptar vleresoi protokollin e nenshkruar per bashkepunimin ne fushen e rendit publik midis dy vendeve, si nje hap tjeter shume te rendesishem ne forcimin e bashkepunimit ne fushen e rendit, e sigurise por edhe ne konsolidimin e marredhenieve shume te mira qe ekzistojne midis dy qeverive dhe te dy vendeve, ne te gjitha fushat. Ne kete kontekst, kreu i mazhorances rishprehu vullnetin e qeverise shqiptare per te nenshkruar cdo marreveshje, per te luftuar me efikasitet te plote krimin, ne dobi te forcimit te sigurise dhe ruajtjes se rendit publik, si dhe jetes e pasurise se qytetareve te dy vendeve. Gjate fjales se tij, ministri grek vleresoi marredheniet shume te mira midis qeverive dhe te dy vendeve dhe i konfirmoi kryeministrit Berisha mbeshtetjen e plote te Greqise per procesin e anetaresimit te Shqiperise ne BE dhe ne vecanti, per heqjen sa me te shpejte te vizave per qytetaret shqiptare. "Ne besojme se liberalizmi i vizave per qytetaret shqiptare, per ne hapesirat evropiane do te sjelle reduktim te metejshem te aktiviteteve te paligjshme duke konsoliduar edhe me tej rendin e sigurine ne rajon", u shpreh ministri grek. Ne kete kontekst, ministri Kristoforidhis e informoi kryeministrin shqiptar per miratimin ne Parlamentin grek, te ligjit i cili lejon dhenien e shtetesise per emigrantet e brezit te dyte, me banim te rregullt ne Greqi, i cili pritet te sjelle nje kontribut te rendesishem neepermiresimin e metejshem te kushteve te jeteses dhe per integrimin e emigranteve shqiptare ne shoqerine greke.
TAKIMI
Kryeministri Berisha dhe ministri grek Kristoforidhis, rikonfirmuan vullnetin e te dy qeverive per te thelluar dhe zgjeruar me tej bashkepunimin ne te gjitha fushat, ne dobi te interesit te ndersjelle dhe te mires se te dy popujve, miq e fqinj.