Presheva-Bujanovci: Kemi pritur 97 vjet
Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta e perfundoi viziten e tij zyrtare ne Serbi me nje pritje qe iu be nga mijera qytetare te Lugines se Presheves. I shoqeruar nga Ministri serb per Administraten Publike dhe Vete-Qeverisjen Vendore, z. Milan Markovic, Meta u takua dhe me perfaqesues te autoriteteve vendore te dy komunave te Presheves dhe Bujanovcit, z. Ragmi Mustafa dhe z. Jonuz Musliu. Kryetari i Komunes se Presheves, Ragmi Mustafa tha se "kemi 97 vjet qe e presim nje vizite te tille". Ndersa Kryetari i Komunes se Bujanovcit, Jonuz Musliu, duke vleresuar domethenien e kesaj vizite historike, tha se "marredheniet qe Shqiperia po nderton me Serbine, u shton shpresat shqiptareve ketu per te ardhme me te mire e me te begate". Duke folur per mediat, Meta u shpreh se takimi me autoritetet dhe qytetaret e Lugines se Presheves ishte pjesa me emocionuese dhe me e bukur e vizites se tij ne Serbi. "Besoj se me kete vizite eshte nje perspektive e re edhe per Luginen e Presheves, ashtu sic u hap per marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise ne Beograd", - tha z. Meta. Ai theksoi gjithashtu se shqiptaret e Presheves dhe Bujanovcit kane qene me jetimet dhe me te diskriminuarit e shqiptareve te rajonit dhe shprehu bindjen se "se bashku me Qeverine e Serbise do te arrijme ne nje kohe te shkurter te shenojme nje progres te dukshem per te drejtat dhe per nje integrim sa me te begate te tyre, ne menyre qe kjo lugine te kthehet ne nje model te bashkejeteses dhe te prosperitetit per te gjithe Ballkanin." Ne kete kuader, z. Meta shprehu optimizmin qe te drejtat e shqiptareve do te perparojne edhe sa i perket ceshtjes se njohjes se diplomave te tyre nga autoritetet.
POHIMI I METES
"Kohet ne Ballkan kane ndryshuar dhe fakti qe une realizoj nje vizite zyrtare ne Serbi dhe njekohesisht edhe ne Presheve e Bujanovc, me mirekuptimin e plote te Presidentit Tadic dhe Qeverise serbe, i shoqeruar edhe nga Ministri Markovic, tregon se nje ere e re po fryn realisht ne marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise, midis serbeve dhe shqiptareve."
MINISTRI SERB MILAN MARKOVIC
Ministri serb Milan Markovic tha se vizita e z.Meta, eshte shume e rendesishme ne Serbi dhe shume e rendesishme per Presheven dhe Bujanovcin. Gjithashtu ai e siguroi z. Meta se Qeveria e Serbise do te beje me shume per prosperitetin e banoreve dhe te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves.
Homazhe te bashkepunetori Xhinxhic
Viziten e tij zyrtare ne Serbi Meta e nisi me homazhe prane varrit te ish-Kryeministrit serb Zoran Xhinxhic. Keto homazhe perkonin me 7-vjetorin e vrasjes se z. Xhinxhic.
Gjate homazheve, z. Meta u shoqerua nga bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe dhe bashkeshortja e te ndjerit, Ruzhica Xhinxhic. Pas homazheve, z. Meta pohoi se "ishte nje obligim i imi, ta nisja kete vizite zyrtare ne Beograd, duke bere homazhe dhe duke nderuar kujtimin e Kryeministrit te ndjere Zoran Xhinxhic, pikerisht ketu ne banesen e tij te fundit". Z. Xhinxhic, - tha Meta, - pa asnje diskutim qe mbetet nje frymezim jo vetem per demokratet dhe forcat progresiste e pro evropiane ne Serbi, por ne te gjithe rajonin tone, pasi ne saje te vizionit te tij, kuarajes se tij te jashtezakonshme, Serbia eshte ne nje stad te ri te integrimit evropian dhe te gjithe procesit te integrimit ne komunitetin nderkombetar". Kurse theksoi se "ne saje te ketij vizioni dhe kurajoje, edhe marredheniet mes dy vendeve tona kane perparuar, ndoshta jo aq sa do deshironin shume si une".