Ligji i spiunëve shtyhet për në vjeshtë
Patozi: Është i pamundur miratimi këtë sesion
Sipas tij, do të ketë konsultime të gjera
Presioni i ndërkombëtarëve dhe mungesa e konsensusit nga opozita detyron mazhorancën të shtyjë për në shtator miratimin e ligjit për spiunët. Një gjë të tillë e nënkuptoi dje vetë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, teksa tha se kalendari i Kuvendit nuk do t’i imponohet ligjit. Ai vuri në dukje se aktualisht mungon konsensusi i opozitës për miratimin e ligjit për pastrimin e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës, gjë që do të thotë se momentalisht është i pamundur kalimi për votim në Parlament brenda 10 ditësh, kohë kur mbyllet dhe kjo legjislaturë. “Kemi durimin e duhur që të shkojmë me një ligj konsensual. Por më shumë sesa koha, mungon vullneti politik nga përfaqësuesit e opozitës. Ata deri më sot janë refraktarë dhe unë shpresoj që ky qëndrim të ndryshojë. Vetë opozita do të ishte pala më e interesuar për t’u distancuar nga e shkuara e saj ish-komuniste”, - tha z. Patozi. Ai shtoi se nuk mund të them se ku qëndron sot sensibiliteti i tyre, a qëndron tek cenimi i ish-bashkëpunëtorëve të shtetit apo tek cenimi i nomenklaturës së lartë komuniste apo të armës famëkeqe të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, kjo mbetet për t’u parë. “Nga ana jonë, ne jemi neutralë për këto dy kategori, pra i konsiderojmë njësoj të papajtueshëm me institucionet e një shteti demokratik”, - deklaroi z. Patozi. Por ai sqaron se ngërçi nuk qëndron tek PD-ja, duke pohuar se “ne jemi të hapur për diskutime dhe për dialog dhe për të lëshuar”. Kjo, sipas tij, do të varet shumë dhe nga vullneti i opozitës për t’u kthyer në proces dhe për të finalizuar miratimin e këtij projektligji. Por në kushtet kur opozita kundërshton variantin më të fundit të projektligjit për pastërtinë e figurave ose thënë ndryshe, për ish-spiunët, relatori demokrat në Komisionin e Ligjeve, Aldo Bumçi, shpjegon detajet e draftit. Sipas tij, zyrtarët duhet të kalojnë nën lupën e Autoritetit të Kontrollit të Figurave, një organ zëvendësues i komisioneve të mëparshme Mezini dhe Berzhani dhe me një mandat 5-vjeçar. “Pas ekzaminimit, identiteti i subjekteve të kualifikuar si të papajtueshëm për të vazhduar detyrën bëhet publik në faqen zyrtare të autoritetit”, - deklaroi Bumçi. Ai shton se papajtueshmëri ka në rastet kur zyrtari rezulton ish-funksionar administrate, drejtues, anëtar ose bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës nëntor '44 dhe dhjetor 1990.