E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, ish-ministrat kundër Qeverisë



BLEDAR HOTI

Ish-ministrat dem-okratë kontestojnë projektligjin e Qeverisë "Për taksën mbi të drejtën e Përdorimit të truallit shtetëror". Nisma e Qeverisë, që përcakton vënien e një takse fikse në masën 10 për qind, për ato individë që kanë përfituar nga procesi i privatizimeve të ndërtimeve mbi truallin shtetëror, u kontestua nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pasi në të parashikohej shfuqizimi i kontratave të mëparshme të qirasë. Sipas tij, vendosja e një takse fikse dhe heqja e kontratave të mëparshme. "Nëse s'kam kontratë qiraje, nuk kam se çfarë takse të paguaj", deklaroi deputeti Alibeaj. Ai ka kontestuar përfshirjen në këtë lloj takse të asaj kategorie ku trojet në përdorim të personave juridikë tregtarë. Këtu përfshihen ato që kanë biznese, që kanë përfituar pas vitit 1993. Alibeaj propozoi që të hiqej një propozim i tillë. "Ndryshimi i saj mund të sjellë një rrezik të madh për qëndrueshmërinë dhe sigurinë juridike. Duke qenë se nga fryma e gjithë ligjit, nga problematika që kërkon të rregullojë ky ligj, besoj se është të vendosë se brenda mekanizmit të tregut dhe ato troje të fjetura, kam një propozim që të hiqet pika ç) të hiqet nga neni 2", theksoi Alibeaj. Por një gjë e tillë është kontestuar nga ana e përfaqësueses së ministrisë, Rudina Karamuço. "Ne i qëndrojmë draftit të paraqitur. Një nga qëllimet e ligjit, përveçse përcaktimi i vendosjes së taksës, është dhe nxitja për privatizimin e pronës shtetërore, kështu që falja e qirave është një formë që palët e interesuara të nxiten për të privatizuar objektet shtetërore. Qëllimi i ligjit ka qenë përfshirja e atyre individëve që kanë biznese private dhe nuk bëhet fjalë për ndërtesat e banimit", tha Karamuço. Sipas saj, për këtë kategori do të ketë një ligj të veçantë. Kryekomisioneri Rusmali e kontestoi një gjë të tillë, duke ndikuar që neni 2 të miratohej, ashtu si e kishte propozuar Qeveria. Ndërsa ish-ministri Bumçi e cilësoi si jo të drejtë vendosjen e taksës 10 për qind dhe njëkohësisht dhënien e së drejtës së blerjes, ku për dhjetë vite mund të shkojë 100 për qind e vlerës së tokës. "Pse është caktuar vlera 10 %? Pse nga taksë kalohet në shitje, kemi interes ne të shesim tokë kur jemi një shtet i varfër që nuk ka pasuri të paluajtshme, nëse duhet të shesim është ky momenti, duke parë krizën? Pse duhet të falim qiranë, pse e ulim çmimin kur dikush paguan brenda vitit, pse një shtet i varfër fal pasurinë?", iu drejtua Bumçi zyrtares së ministrisë. Karamuço theksoi se "ky propozim erdhi si pasojë e mos realizimit të procesit të vjeljes së qirave". Komisioni e ndërpreu shqyrtimin e draftit në nenin 5, për ta vazhduar të hënën.

ç'parashikon ligji
Ligji, taksë 10 për qind për përdorimin e truallit shtetëror
Bizneset që kanë në përdorim trojet shtetërore, duhet të paguajnë taksën për përdorimin e saj, ose mund ta privatizojnë atë. Projektligji i "Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror", parashikon taksimin në 10 për qind për tokën që e kanë në përdorim.
Në nenin 4
Taksa mbi të drejtën e përdorimit të truallit është taksë vjetore. Niveli i taksës mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror është 10 për qind e vlerës së truallit në përdorim". Në draft është përcaktuar se për përllogaritjen e vlerës së truallit, në vite të ndryshme do të shërbejë harta përkatëse e vlerës së trojeve, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje

debati

Aldo Bumçi: Pse është ky ligj i nevojshëm, çfarë të metash ka pasur sistemi aktual i qirave? Ligji nuk flet për taksë, por për shitje, në këtë kuadër pronari nuk përmendet fare?
Pallatet e ndërtuara mbi tokë shtetërore përfshihen? Pse është caktuar vlera 10 %? Pse nga taksë kalohet në shitje, kemi interes ne të shesim tokë, kur jemi një shtet i varfër që nuk ka pasuri të paluajtshme, nëse duhet të shesim është ky momenti, duke parë krizën? Pse duhet të falim qiranë, pse e ulim çmimin kur dikush paguan brenda vitit, pse një shtet i varfër fal pasurinë?
Rudian Karamuço: Sistemi i qirave deri diku nuk ka arritur të funksionojë, për shkak të atyre parashikimeve në buxhetin e shtetit për mbledhjen e këtyre të ardhurave nuk është arritur të realizohet ajo e ardhur e parashikuar. Fakti që është ndërmarrë kjo nismë, tregon se për sa kohë efektet që rridhnin nga dhënia me qira nuk kanë qenë ato që priteshin, është marrë iniciativa për efekte më pozitive. Lidhur me masën 10 %, iu jemi referuar dhe taksave të tjera, është taksë kombëtare dhe të ardhurat kalojnë në buxhetin e shtetit. Një nga qëllimet e ligjit, përveçse përcaktimi i vendosjes së taksës, është dhe nxitja për privatizimin e pronës shtetërore, kështu që falja e qirave është një formë që palët e interesuara të nxiten për të privatizuar objektet shtetërore. Pagimi nga pallatet apo ndërtesat e banimit? Qëllimi i ligjit ka qenë përfshirja e atyre individë që kanë biznese private dhe nuk bëhet fjalë për ndërtesat e banimit.
Rudina Karamuço: Këtë të drejtë e ka ligji, buron nga ligji.
Enkelejd Alibeaj: Ndryshimi i saj mund të sjellë një rrezik të madh për qëndrueshmërinë e sigurinë juridike. Duke qenë se nga fryma e gjithë ligjit, nga problematika që kërkon të rregullojë ky ligj, besoj se është të vendosë të brenda mekanizmit të tregut dhe troje të fjetura, kam një propozim që të hiqet pika ç) të hiqet nga neni 2"
Ilir Rusmali: çmendim ka Ministria e Ekonomisë?
Rudina Karamuço: Ne i qëndrojmë propozimit të draftit
Eduart Halimi: Nëse e heqim pikën ç) e gjithë historia na çon në vitet '90. Pastaj s'kemi çfarë të zgjidhim. Duke e hequr këtë, lemë jashtë ato që kanë marrë me qira në vitet 1996. Prandaj duhet të qëndrojë.
Ilir Rusmali: Unë mendoj se u ezaurua dhe them ta miratojmë kështu siç është neni 2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›