Vlorë, re tymi në qytet, shkak djegia e gomave
VLORë- Qendra e qytetit të Vlorës, është mbuluar nga re të mëdha tymi sot, si shkak i diegies së një sasie të madhe gomash, në qëndër të qytetit të Vlorës pas sheshit të flamurit. Diegia e gomave ka shkaktuar një re të madhe tymi në këtë zonë, ku për pasojë edhe qarkullimi rrugor ka patur probleme për disa minuta.
Burime të policisë bëjnë me dije se gomat janë djegur nga persona ende të paidentifikuar. Duke menduar fillimisht për diegien e një banese shumë prej banorëve të zonës dhe bizneseve verdallë kanë rendur drejt vendit ku digjeshin gomat, me qëllimin për të ofruar ndihmën e tyre. Por ka rezultuar se tymi i stërmadh shkaktohej nga diegia e gomave, e cila po ashtu është shoqëruar edhe me erë të rëndë.
(m.a/News24/BalkanWeb)