E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kriza", OSBE apel politikës: Gjeni zgjidhje sa më shpejt

TIRANE- I dërguari special i kryetarit në detyrë të OSBE Konstandin Zhigolov ka takuar në vijim të qendrimit të tij në Tiranë kryeministrin Berisha, si dhe kreun e PS Edi Rama. Gjatë takimit, Kryeministri e falenderoi OSBE-në për mbështetjen, duke bërë një përshkrim të situatës politike në vend, ku e vuri theksin tek propozimet për kompromis që mazhoranca i ka ofruar opozitës, të cilat përfshijnë hetimin dhe hapjen e kutive nga Prokuroria mbi bazë të provave, shqyrtim të çdo çështjeje, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me gjyqësorin, si dhe pranimin e të gjitha amendamenteve të propozuara nga opozita, sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe KiE, duke respektuar parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare.

Situata politike në vend ka qënë në qendër të takimit që zyrtari i OSBE Konstandin Zhigolov ka zhvilluar edhe me kreun e PS Rama. Zyrtari i OSBE u njoh me kërkesat permanente të opozitës për transparencë të plotë të procesit zgjedhor. Rama shprehu vendimin e opozitës për ti shkuar deri në fund hetimit të plotë të të gjitha parregullsive të procesit zgjedhor të vitit të kaluar, ndërkohë që sipas tij fenomeni “Ruzhdije” duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kryesocialisti garatoi përfaqësusein e OSBE se kërkesat e opozitës janë ligjore dhe konform Kushtetutës.

Ndërsa i dërguari i OSBE Zhigalov duke përshëndetur hyrjen e PS në Kuvend theksoi se transparenca e zgjedhjeve është e rëndësishme, ndërsa apel për politikën shqiptare ishte zgjidhja sa më e shpejtë e krizës politike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›