Japoni, zilja e celularit bëhet “terapeutike”
TOKIO- Keni probleme me pagjumësinë? Nuk është nevoja ti drejtoheni mjekut apo farmacistit, mjafton një zile celulari dhe do të rifitoni mardhëniet e mira me gjumin. Duket si një shaka , por realisht nuk është e tillë, të paktën jo në Japoni.
Të ashtuquajturat “zile terapeutike” kanë shënuar një rekord të vërtetë shkarkimesh. Lajmi konfirmohet nga zëdhënesi i kompanisë Index. Janë 27 tipe ziles që u mundësojnë përdoruesve të zgjidhin më lehtësisht një sërë problemesh të ndryshme, nga pagjumësia në dëshirën për të patur një gjoks më të madh apo mungesa e vullnetit për të bërë punët e shtëpisë.
Ajo që përbën një revolucion të vërtetë është zilja që konsiderohet si zgjidhje për të luftuar alegjitë nga lulet, e cila sipas ideuesve mundëson lirimin e frymëmarrjes sa herë bie zilja e telefonit.
(e.n/BalkanWeb)