E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për Shëndetin Mendor

Ekzaminimi Neni 25

Personi, i cili për shkak të çrregullimeve mendore:
1. paraqet rrezikshmëri për jetën ose shëndetin e tij dhe/ose të tjerëve;
2. është i paaftë të përmbushë nevojat e tij jetësore, mund të bëhet objekt i një ekzaminimi psikiatrik pa pëlqimin e tij, ose të përfaqësuesit ligjor.
Mjeku psikiatër, nëse e sheh të nevojshme, mund të urdhërojë transferimin e menjëhershëm të të ekzaminuarit në spital.

Në rastet kur është zbatuar masa e kufizimit fizik, personi duhet të transferohet në spital i shoqëruar nga mjeku specialist dhe personat e ngarkuar me këtë detyrë.

Mjeku që kryen ekzaminimin fizik në kushtet e përmendura në këtë nen, duhet ta regjistrojë këtë fakt në dokumente mjekësore (kartelë), duke shpjeguar shkaqet e zbatimit të kësaj mase.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›