Ligji për ambientet e banimit, pallatet do të administrohen nga përgjegjës privatë
Kuvendi miratoi projektligjin për administrimin e ndërtesave të banimit. Qytetarët bashkëpronarë e vetëcaktojnë administratorin e pallatit të tyre
Ervin KOÇI
Pallatet e banimit me më shumë se një pronar do të kenë mundësi të mirëmbahen tashmë nga një administrator, i cili do të paguhet nga banorët, pra do të jetë privat. Një gjë e tillë parashikohet edhe në ligjin e miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili u la mundësinë qytetarëve që të vetëcaktojnë administratorin e pallatit të tyre. Modeli privat i administratorëve për objektet e përbashkëta të banimit rregullohet tashmë me ligj, por gjithashtu do të detyrojë të gjithë pronarët e banesave apo qiramarrësit e tyre të paguajnë një tarifë mujore për mirëmbajtjen e ambientit ku ata jetojnë. Projekti përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet që qytetarët kanë për objektet e përbashkëta në ndërtesat e banimit me më shumë se një pronar. Drafti i propozuar nga Ministria e Transporteve i detyron banorët e çdo pallati që të zgjedhin një asamble dhe një administratorë i cili do të kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të përbashkëta. Asambleja do të përcaktojë të gjitha shërbimet që duhen për mirëmbajtjen dhe administrimin e pronës. Në paketën e mirëmbajtjes përfshihen sigurimi i bashkëpronësisë, shërbimet e pastrimit, remontet e ashensorit e të tjera. Tarifat për shërbimet përcaktohen nga asambleja dhe do të paguhen nga qytetarët që banojnë në ndërtesën e banimit. Hartimi i ligjit i është nënshtruar një procesi të gjatë konsultimesh me grupet e interesit, asistencës teknike të ofruar nga IFC-ja, si dhe është mbështetur në legjislacionin e disa vendeve të tjera si, SHBA-ja, Britani e Madhe, etj.
Debatet
Projektligji "Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesën e banimit" ka shkaktuar debate gjatë shqyrtimit të tij në seancën e djeshme në Kuvend. Drafti i Ministrisë së Transporteve i detyron banorët e çdo pallati që të zgjedhin një asamble dhe një administrator, i cili do të kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të përbashkëta. Në paketën e mirëmbajtjes përfshihen sigurimi i bashkëpronësisë, shërbimet e pastrimit, remontet e ashensorit e të tjera. Tarifat për shërbimet përcaktohen nga asambleja dhe do të paguhen nga qytetarët që banojnë në ndërtesën e banimit. Por, opozita kërkoi rishqyrtimin e këtij projekti nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pasi sipas tyre ai është evaziv. Sipas deputetit të PS-së, Flamur Hoxha, projekti nuk parashikon objektet 1-katëshe që janë monumente kulture, ose ngarkon me përgjegjësi bashkëpronarët dhe kur një nga elementët dëmtohet nga një tjetër bashkëpronar. Duke mbrojtur këtë projekt, ekspertë të Ministrisë së Transportit, të pranishëm në seancë shpjeguan se "për objektet në pronësi individuale që kanë vlera të veçanta, ligji ka kompetenca për ato pjesë të pronës që janë në bashkëpronësi. Kurse, mirëmbajtja për objektet që përfshihen si monumente të kulturës rregullohet me një tjetër ligj".
Ligji
Ky ligj synon rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën specifike të administrimit të ndërtesave, që rrjedh si e tillë nga bashkëpronësia e detyrueshme mbi objektet e përbashkëta që ndodhen në to, dhe kanë një regjimin juridik të posaçëm. Sipas ekspertëve të këtij ligji, nevoja për hartimin e tij lindi si rrjedhojë i disa faktorëve, që kanë rezultuar me mungesë të mirëmbajtjes së banesave. Këta faktorë, shpjeguan ekspertët lidhen me procesin e tranzicionit ekonomik e social, si dhe me mungesën e dispozitave të veçanta dhe specifike që përcaktojnë rolin, funksionin dhe marrëdhëniet midis bashkëpronarëve dhe institucioneve të tjera. Projekligji, shtuan ekspertët, përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet që qytetarët kanë për objektet e përbashkëta në ndërtesat e banimit me më shumë se një pronar.
10 Prill 2009