Ligji për dosjet, një tjetër telenovelë e radhës
Nga Xhevahir TAHIRAJ
Morali i çdo ligji nxitet nga ato motive që diçka duhet të zgjidhin apo ti japin shoqërisë. Por ligji përdoret në suazën e futur, e ngushton rrethin e çështjeve që merr përsipër të zgjidhë. Në trysninë dhe deformimin e jetës normale dhe rrjedhës së lirshme natyrale janë sistemet që ndikojnë dhe infrastruktura ligjore që betonojnë ata. Njerëzit që u shërbejnë sistemeve politiko-shoqërore lënë vetëm mbresa apo shije të hidhur nga veprimet praktike të tyre. shoqëria shqiptare e vogël dhe e prapambetur në stadet e zhvillimit duke kapërcyer rendet dhe provuar jashtë kohe sisteme pa kapur asnjëherë në kohë dhe në nivel rendin shoqëror të vendeve të zhvilluara, ka provuar e vuajtur gjithmonë plagë të prapambetjeve dhe eksperimentimeve të reformave shoqërore. Të paktën këto 100 vitet e fundit shoqëria shqiptare ka qenë e pushtuar nga sisteme dhe qeveri, nga pushtet dhe ligjësi sa të rrepta aq edhe të çuditshme. Mbretëri pa themel, demokraci popullore e kthyer në diktaturë të shumicës, demokraci universale klasike që deri tani ka përvetësuar elementë monarkik e pushtete të pjesshme. Po ta kërkojmë, ta shohim ngushtë përgjegjësinë, mes nesh dhe jo tek ekipet që na kanë drejtuar e përplasur, në konflikte po ta kërkojmë përgjegjësinë tek veprimet dhe individët nuk do bëjmë gjë tjetër veçse do vazhdojmë të ndajmë e përçajmë, të shajmë e përbuzim, të fyejmë e përjashtojmë, të godasim dhe cënojmë të drejtat e liritë individuale. Asgjë nga këto nuk na integron, asgjë nga këto nuk na pajton e na ngre në nivel të shoqërive, kulturë e demokraci në kombe të njësuara dhe të zhvilluara. Është mjaft interesante, mjaft inkurajuese dhe sinjifikative shembulli i urtësisë, gjerësia shpirtërore dhe kërkesat institucionale që shtresa e të përndjekurve, shtresa e të përvuajturve dhe të persekutuarve që ka zgjedhur për tu shkëputur nga e kaluara. Të falemi apo të lutemi, të rrëfehemi apo të shpjegohemi çfarë kërkon politika apo individë tendenciozë të veçantë është tollovia keqdashëse që duan ta mbajnë shoqërinë shqiptare me kokën mbrapa, të thyer e të përçarë. Përreth nesh ka kombe që janë shquar për shtypje e gjenocid deri diktatura ushtarake dhe sisteme monopartiake që kanë bërë kapërcime dhe shkëputje nga të shkuarat e tyre dhe shumë shpejt janë rreshtuar në kombet e mrekulluara. Në mbarë njerëzimin sistemet politike e kepet udhëheqëse, individët kanë bërë histori, por asnjëherë nuk kanë shkruar vetë historinë, ose ajo e shkruar në kohën e jetuar nuk i ka rezistuar kohës. Pikërisht këtë gabim fatal po bëjmë ne tani, të cytur e ngacmuar nga njëri-tjetri, apo zhgarravisimn historinë. Kjo vjen vetëm nga mosbesimi që kemi ndaj brezit të ri. Shqipëria dhe shqiptarët po trajtohet e veçantë, propagandohet e veçantë nëpër Europë dhe është e vazhdon të prezantohet si e veçantë nga vuajtësit, shtypja, konfliktet, grindosjet, zhvillimet. Ky është një lëmsh që po rrokulliset dhe na shtyn e shtyp çdo ditë e vit. Kemi rreth 450 mijë në emigracion dhe mbi 340 mijë të rinj e të reja me shkollë e kulturë, me përvojë e pastërti, që i përkasin brezit 35-40 vjeçar. Po qe se u dorëzohen fatet e vendit e popullit këtij brezi, vetëm kështu shkëputemi nga e shkuara, vetëm kështu shpëtojmë nga babagjyshët e politikës, të cilët koha që u ka mbetur të kontribuojnë me mbresat, përvojën, kujtime e kuriozitetet e çudirave të tyre. Politika e bën vetëm me një ligj konsensual me 2-3 nene laksative. Kohët e fundit po duket sikur presidenti i orientuar drejt, apo i inatosur, i nxitur nga sulmet apo braktisjet nga mazhoranca, po reflekton e qëndron duke u pozicionuar në këto çështje madhore. Por reagimi nervoz publik i tij shpreh edhe shqetësim edhe pazotësi për të korrigjuar despotizmin partiak të krahut të vet ose panik e kërcënim të klaneve që udhëheqin tollovinë, anarkinë, e legjislacionit. Xixat e ndonjë rrezatimi shprese për zgjidhjen drejt ngërçeve madhore të pleksura të figurës dhe sidomos të pronësisë errësohen nga mjegulla e tymnaja që shpërndajnë klanet e rrymat e errëta për mundësi e provokim konfliktesh në rast ndërhyrjesh me ligj e prerjes njëherë e mirë nga gjarpërimet e pleksja nyje e këtyre problemeve të trashëguara. Dy skuadrat që marrin pjesë në këtë tërheqje litari janë aq të interesuara, aq të fuqishme dhe aq konfliktuale ekstreme sa që ose do të këpusin litarin ose do të zvarritin e mbajnë peng tërë pjesën tjetër. Çfarëdo obligimi dhe konsekuence që shpreh presidenti i republikës do të jetë i pafuqishëm ta zgjidhë me bilbil arbitrimi. Vetëm një referendum popullor për këto dy çështje të mëdha mund ta zgjidhë drejt dhe qetësojë shpirtrat e trazuar nga e shkuara dhe pezmatuar e zhgënjyer nga e tashmja. Populli shqiptar është aq shumë i zgjuar dhe i kujdesshëm sa i ndodhur shpesh përballë provokimeve të rënda politike i ka shmangur gjakmarrjet klasore, hakmarrjet politike, dhunën e rebelimit masiv me indiferencë e përbuzje. A nuk erdhi demokracia me përkrahje plebishitare dhe transmetim pushtetesh? A nuk u zgjodhën rrugët e format e debatet, sulmeve të ashpra politike edhe të sharjeve e rëndesave të tjera shpeshherë të pamerituara por në përfundim çuan në konsensus popullor e pranim të ndryshimeve me përmbysje sistemi. Besimi se vetëm populli i zgjidh vetë historinë dhe zhvillimin e tij, përbën kyçin e demokracisë. Kur u kapërcyen ato çështje e probleme të madha politike, ideologjike e ekonomike, a nuk mund të kapërcehen edhe çështjet e luftës së shtresave e brezave? Sigurisht që lufta e shtresave apo grupeve është e thellë sepse ka interesa të mëdha ekonomike por edhe mllefe politike dhe po u zgjat kjo më tej do të molepsi dhe politizojë edhe brezin e ri që do të ishte fataliteti më i rëndë e asfiksimi i demokracisë. Pastërtia dhe kultura e një brezi 30-40 vjeçar e paindoktrinuar deri tani duhet të marrë në dorë tërë fatet e vendit. Asnjë politikan nuk e bën vetë largimin apo përjashtimin nga sofra e bollëkut dhe tribunat popullore por vetëm populli e zgjidh këtë duke kërkuar e duke vendosur për atë forcë politike që do të propozojë një listë kandidatësh me djem e vajza nën 40 vjeç dhe që përfaqësojnë tërë vendin. Edhe ligji për figurat po trajtohet si parcela politike e partive. Shteti dhe administrata e tij nuk po shkëputet as pastrohet nga biografitë, kontributet partiake dhe deklarimet militanteske. Nepotizmi farefisnor e krahinor përjashton çdo atribut moral, profesional, cilësor dhe qytetar të administratës. Aq e dukshme kjo sa po qarkullon me shaka të hidhët shprehja nxiti fëmijët të testohen në përvetësimin e gjuhëve të huaja por mos harro të mësojnë edhe dialektin e shqipes së shefit. Çdo të thotë kjo?! Dikur sektorët ushtarakë dhe shërbimi sekret dominohej nga 2-3 krahinat jugore të figurave kryesore politike ndaj u rëndua opinioni ndaj tyre. e njëjta gjë po përsëritet tani nga dy zona veriore që shumë shpejt do nisë me shaka e barcaleta e do të vazhdojë me pastrime e largime në çdo rrotacion. Tenderat, CV-të dhe biografitë janë e njëjta gjë e formaliteteve, dosjeve dhe kritereve kuadri monopol i partive. Çka ka ndryshuar deri tani? Administratë me turne e rrotacione. Kështu zhurma e javës për hapjen e dosjeve sështë gjë tjetër veçse një spod e slogan i fushatës së ardhshme, një nxemje e prognozë e të dy kampeve politike nëse do zverdhen, tremben, apo tërhiqen ata që dyshohen, përgojohen apo ironizohen me pseudonime. Edhe vetë politika e ngushton rrethin e çështjeve e diskutimeve dhe e bën shumë të rëndomtë debatin. Masa e gjerë e painteresuar, e painteresuar si për kohën, efektet dhe zgjidhjen e halleve, as që i shkon në mend se ç ndodh. Kush është shumë i interesuar për dosjet e bën çorbë muhabetin. Presidenti, kryeministri apo politikanë të mundësuar e mirënformuar duhet të flasin troç nëse spiun e bashkëpunëtor të formacioneve të huaja janë bërë shqetësim në tribunat publike, vend drejtimet e fateve dhe strategjive të vendit. Asnjëri nuk shpreh dhe nuk po dëgjojmë se ka njerëz me dosje në Kuvend, qeveria diplomaci, masmedia etj. Nuk zënë vend as merren për bazë shfryrjet apo kollitjet e nervozuara që bëhen shpesh në shtyp apo televizor. Kur vjen puna për dosje realisht të kësaj kateg