E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Vlorë: Trafiqet janë ulur ndjeshëm

Në vijën tonë bregdetare ka rënë ndjeshëm niveli i trafiqeve, ndërsa në ujërat e Adriatikut apo të Jonit nuk është regjistruar asnjë jetë e humbur. Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë ceremonisë se inugurimit së qendrës së lëvizshme territoriale për kontrollin e kufijve në Radhimë të Vlorës. Gjatë kësaj ceremonie, Komisioni Europian i ka dhuruar policisë detare në Vlorë 7 anije, për mbrojtjen në mënyrë sa më eficente të vijës bregdetare.
Nga ana tjetër, edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Etrore Sequi ka komentuar arritjet e Shqipërisë, për uljen e nivelit të trafiqeve dhe krimeve të organizuara.
“Ju arritët liberalizmin e vizave, por keni para sfidat e kufirit blu. Në po perpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë me fondet tona në luftën e trafiqeve, si dhe të bëjmë të mundur më të mirën për vendin tuaj. Shqipëria duhet të vazhdojë vetë punën e saj, por gjithmonë me mbështetjen tonë” ka theksuar Sequi.
Ndërkohë, sipas ministrit të brendshëm Bujar Nishani, i pranishëm në këtë ceremoni në 2004-ën nga vija bregdetare e ujërave shqiptare kalonin rreth 1 ton lëndë narkotike, ndërsa në vitet e fundit kjo sasi ka rënë deri në 10 kg. Ndërkohë në inagurimin e këtij investimi që kap vlerën e 3.2 milion eurove kanë qenë të pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, përfaqësues të pushtetit lokal, efektivë policie etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›