E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha ka vetëm pasaportë shqiptare - Edi Rama s’del dot nga dëshpërimi me shpifje qesharake

25-04-2011 / Gazeta 55

Reagimi zyrtar i zëdhënëses së shtabit elektoral të kandidatit demokrat për kryeqytetin



Edhe në festën e Pashkës, Edi Rama nuk kurseu shpifjet dhe trillimet ndaj rivalit të tij për zgjedhjet bashkiake, Lulzim Basha. Përmes fletërrufeve të botuara në fletushkat e kontrolluara direkt apo indirekt prej kryetarit të Partisë Socialiste, tentohet të hidhet baltë ndaj figurës dhe personalitetit të kandidatit të mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Basha. Duke spekuluar se Lulzim Basha është zotërues i një pasaporte amerikane atentati i fletushkave është fatzi dhe aspak konjektiv, sepse nuk ka asnjë bazë vërtetësie, përveç lapsusit apo neglizhencës së momentit që vjen si pasojë e mbi besimit apo keqkuptimit. Zëdhënësja e fushatës së kandidatit Basha, Anila Bisha reagoi dje duke deklaruar se Edi Rama përbuz të vërtetën. Ajo vuri në dukje se Lulzim Basha zotëron pasaportë shqiptare dhe jo amerikane, pasi në formularin e publikuar pasaporta ka 7 shifra, ndërsa një pasaportë amerikane përbëhet nga 9 shifra. “Së pari shpreh keqardhjen e thellë që z. Rama nuk kurseu as ditën e Pashkëve, për të lançuar sulmin e tij qesharak, fals dhe të dëshpëruar. Kjo është një përpjekje tjetër e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta të Tiranës. Në vend që të merrej me to, Edi Rama zgjodhi rrugën e sherreve, konflikteve politike dhe përbuzjen e plotë për të vërtetën. Ja cilat janë faktet: Në formularin e paraqitur ka një lapsus. Siç mund të verifikohet lehtësisht pasaportat amerikane kanë 9 dhe jo 7 shifra. Pasaporta me numër 0160138 është pasaportë shqiptare. Kjo pasaportë i përket Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka patur gjithmonë pasaportë shqiptare. Lulzim Basha nuk ka patur asnjëherë pasaportë amerikane. Lulzim Basha ka përmbushur me transparencë të plotë të gjitha deklarimet e tij pasurore. Këto deklarime janë kontrolluar dhe verifikuar në mënyrë të plotë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se ky është një sulm tjetër absurd kundër të vërtetës. Më 8 maj ata do të japin një mesazh të fortë së ditëve të gënjeshtrave dhe betejave politike u ka ardhur fundi. Koha ka ardhur për ta vënë Tiranën dhe qytetarët e saj të parët”, deklaroi zëdhënësja e fushatës së Bashës, Anila Bisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›